Drejtorin i Autoritetit Rrugor, Ergys Verdho dhe deputeti i zgjedhur Benet Beci

Politikë

Bypass-i i Shkodrës, Benet Beci takim me drejtorin e ARRSH-së: Së shpejti funksional për të lehtësuar trafikun para sezonit veror

19 Maj 2021, 10:58| Përditesimi: 19 Maj 2021, 11:02

  • Share

Deputeti i zgjedhur i Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar një takim me drejtorin e Autoritetit Rrugor, Ergys Verdho.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Beci shkruan në takimin me verdhon diskutuan rreth mbylljes së projektit të bypassit të Shkodrës, i cili sipas tij do të jetë funksional shumë shpejt për të lehtësuar edhe trafikun para sezonit veror.

Ai shkruan se gjatë diskutimeve ata diskutuan dhe rreth mundësisë për të integruar në zhvillimin urban të qytetit punimet e bëra në degëzimin e bypassit pranë shëtitores së molit.

“Jam pozitiv se do ta gjejmë një zgjidhje funksionale, estetike dhe në respekt të mjedisit.”, shkruan ai në fund të postimit.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?