Bota

Diskutimet mbi origjinën e COVID-19! WSJ: Punonjësit e laboratorit në Wuhan, në spital me simptoma që në nëntor 2019!

24 Maj 2021, 13:15| Përditesimi: 24 Maj 2021, 13:18

  • Share

Diskutimet në lidhje me origjinën e Koronavirusit, janë rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave. Kjo pasi në një artikull të Wall Street Journal thuhet se tre studiues në Institutin e Virologjisë së Wuhan në Kinë kërkuan ndihmë mjekësore në një spital në nëntor të vitit 2019 pasi kishin simptoma të ngjashme me Covid-19.  The Wall Street Journal, i cili citoi një raport nga shërbimi i inteligjencës amerikane.

Raporti tregon me detaje numrin e punonjësve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, periudhën kur u sëmurën dhe vizitat e tyre në spital dhe ka të ngjarë t’u japë më shumë peshë thirrjeve për një hetim më të gjerë nëse SARS-CoV-2 mund të ketë origjinën nga një laboratori.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë të SHBA-së nuk dha asnjë koment në lidhje me artikullin e publikuar nga wSJ, por shtoi se administrata e drejtuar nga Joe Biden  “ka disa pyetje serioze në lidhje me ditët e para të shpërthimit të pandemisë covid-19, duke përfshirë origjinën e tij”.

Sipas të dhënave, Uashingtoni ka punuar me OBSH-në  dhe vendet e tjera anëtare për hetimin e pandemisë Covid-19 “pa ndërhyrje” dhe “pa politizim”.

wSJ raportoi në artikullin e saj se zyrtarët aktualë dhe personalitete të tjerë të njohur shprehën pikëpamje të ndryshme mbi vlefshmërinë e të dhënave të paraqitura në raport.

Qeveria e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka hedhur dyshimet se koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez, diçka që Pekini e ka mohuar. Ndërkohë që edhe pas raportit të publikuar nga ekspertët e OBSH-së në muajin mars vendet e tjera shprehën në lidhje me origjinën e COVID-19 dhe bënë thirrje për kërkime të mëtejshme dhe qasje në të gjitha informacionet mbi fazat e hershme të epidemisë.

Në të njëjtën kohë, epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci, ka shprehur dyshime duke kërkuar një hetim të hapur mbi origjinën e virusit gjatë një interviste të fundit në PolitFact një çështje që ka vendosur në pikëpyetje shumë komitete të pavarura të ekspertëve dhe Shtëpinë e Bardhë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?