Ndërsa diskutimet në Kuvend kanë kaluar për projektligjin e trajtimit të pronës, deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se si personalisht si dhe persona të tjerë që jetonin në Lushnjë prej brezash, nuk kishin certifikatë pronësie.
“Asnjë prej atyre që kanë mbi 300 vite në lagjen ‘Teqe’ mbi atë kodrinë të Lushnjës, nuk kanë dokumenta pronësie. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur para 10-15 vitesh, kanë certifikatë dhe ua tundin në fytyrë. Legalizimet u dhanë nga 500 metra dikujt tjetër, dhe para gjykatës fitonte dikush që kishte titull pronësie.
Si ka mundësi ky shtet në kaq vite nuk e kalon dot pronën tek pronari? Kjo është e qëllimshme. Po bëni investitorë strategjikë persona që nuk e dinë se ku u bie prona. Cilën pronë të duan e zgjedhin dhe ngrenë kartonin. I nderuar shqiptar, prona jote iku, të gjithë pronarët vazhdojnë të enden në gjykata"- u shpreh Korreshi.
Ndërsa e konsideroi projekligjin si një tallje, Korreshi tha se të vetmit persona që do mund të merrnin një certifikatë pronësie ishin ata të cilët kishin njohje me deputetë apo me zyrtarë të ndryshëm.
“Unë nuk e kam marrë shtëpinë time, atje ku kam lindur. Të gjithë enden nëpër gjyqe dhe sot vini dhe thoni, pa takuar njëherë ato ish pronarë që kanë interes, apo një dokument. Ky ligj është tallje, sepse nuk kthen pronë, por jep dy lekë. Deri në fund do marrin vetëm ata që kanë fuqinë, që njohin ndonjë deputet”-përfundoi deputeti.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian
B.V//ReportTv.al