Arben Kashahu

Diskutimi në PE, Kashahu: Marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve

22 Qershor 2020, 19:21| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 19:26

  • Share

Pas diskutimit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka reaguar Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashahu duke theksuar se për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.

Ai shtoi se dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat me BE-në dhe të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE-së.

"Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike", shkruan Kashahu.


Lajmi kryesor:

PE diskuton për Shqipërinë, Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore, plotësimi i kushteve i rëndësishëm


Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 22/06/2020 19:43

    Te gjitha keto vin nga shpifjet e PD LSI Dule dhe Bejleri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?