Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat

20 Shtator, 14:51| Përditesimi: 21 Shtator, 09:21

  • Share

Nevoja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor u artikulua sërish nga palët politike, këtë herë si një nga kushtet kyç që vendi të avancojë në procesin e integrimit. Rekomandimet e pa plotësuara të OSBE-ODIHR për kuadrin ligjor të zgjedhjeve, u sollën si shqetësim nga opozita në Komisionin për Çështjet Europiane, gjatë kohës që grupi negoicator prezantonte udhërrëfyesin “Për funksionimin e Institucioneve Demokratike”.

Pse zgjedhjet e 2025-ës do bëhen pa ndryshimet tërësore të rekomandimeve të OSBE-ODIHR? Mazhoranca ka marrë vullnetin politik për mos të ndryshuar kodin për rekomandimet e osbe-odihr? Ne bëmë ndryshime në fund të sesionit për votën e diasporës dhe rregullimin e herësit dhe të gjithë kolegët të majtë e të djathtë thamë se janë vetëm reflektmin e vendimeve të gjyaktës kushtetuese dhe se akoma do të punojmë për rekomandimet e ODIHR' tha Tabaku. 

Çollaku: Zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne jemi deputetë dhe blejmë e na blihet vota. 100 ishte vota në zgjedhjet e kaluara, 200 në ato lokale, pritet të shkojë 300 në këto zgjedhje. Të gjithë blejnë dhe iu blihet vota. Sdo të shkoni në Bruksel me këto përgatitje, këtë do t’jua plasin në fytyrë.

Mazhoranca nga ana tjetër nuk ngurroi t’i kujtojë opozitës konsensusin e 27 korrikut dhe votat pro për ndryshimet në kodin zgjedhor.  

Bie dakort me zonjën Tabaku në pjesën që thotë se duhet të ishtë përfshirë në ndryshimet e 27 korriku, por nuk mund tju kërkoj juve llogari, për sa kohë kodi u miratua me 106 vota të mazhorancës dhe opozitës. Unë di që zonja Tabaku votoi pro. Ne duhet t’i rishkojmë afatet që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha Etilda Gjonaj,Deputete e PS

"Unë kam që nga viti 2000 cdo dy vit në zgjedhje. Mund tmë vini këdo përballë dhe do ta fitoja garën me ndershmëri.  Hajdeni me një platformë tuajën, të bashkëpunojmë" u shpreh Mimi Kodheli

Në udhërrëfyesin “Për funksionimin e Institucioneve Demokratike”, me 118 masa reformuese, procesi zgjedhor është grupi i dytë i reformave, përveç të parit për përmirësimin dhe mirëfunksionimin e Kuvendit dhe të tretit për rolin e shoqërisë civile, si në procesin ligjbërës, politikbërësit, por dhe në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?