Një grup studentësh të mjekësisë janë mbledhur para kryesisë së Kuvendit dhe kërkojnë që të futen brenda e të marrin pjesë në komisionin e Ligjeve. Ata i kanë bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të jenë prezent në komisionin e Ligjeve.
‘Nuk jemi informuar se nuk do të merrnim pjesë në këtë komisione, ne nuk po pranohemi. Kemi bërë një kërkesë zyrtare ku ne i tregojmë për problemin se nuk na pranojnë në komisione ku i bëjmë një kërkesë që të pranohemi në komisione.’- thanë ata për mediat.
Kërkesa e studentëve të mjekësisë drejtuar Nikollës
Lajmi kryesor:
Pr.ligji për mjekët e rinj, debate në komisionin e Ligjeve! Opozita kërkon të merren studentët e Mjekësisë në dëgjesë: Është turp që s’i dëgjojmë
M.Q.//ReportTv.al