Xhudistja Distrie Krasniqi

Sport

Distria Karasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos! Ngre lartë flamurin e Kosovës para shteteve si Ukraina e Rusia

16 Prill 2021, 21:57| Përditesimi: 16 Prill 2021, 22:00

  • Share

Xhudistja nga Kosova, Distrie Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajte në Lisbonë të Portugalisë. Ajo u shpall kampione në kategorinë e saj deri në 48 kilogram. Krasniqi, ngriti lartë flamurin e Kosovës, para shteteve si Ukraina e Rusia.

Sukses të madh shënoi edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë në këto gara. Ajo mori medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë ku mposhti xhudisten nga Gjeorgjia.

Xhudo është sportit që po i sjellë Kosovës suksese të mëdha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?