Distria Krasniqi

Sport

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

26 Prill 2024, 12:07| Përditesimi: 26 Prill 2024, 12:23

  • Share

KROACI - Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Kampionatit Evropian të Xhudos i cili po mbahet në Zagreb.

Kampionia olimpike e Kosovës në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida. Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar të gjitha përballjet e saja.

Ecuria - Krasniqi eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për të qenë në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane në gjysmëfinale mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për të siguruar medaljen e argjendtë, por që siguroi të artën në finale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?