Distria Krasniqi

Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, medalje ari për Kosovën

24 Prill, 11:22| Përditesimi: 24 Prill, 11:26

  • Share

Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj duke nderuar Kosovën. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

GARA - Distria i nisi garat pa rivale në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-ave mposhti kundërshtaren serbe Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë. Xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Krasniqi ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel. Në këtë përballje, Distria fillimisht mori një pikë me ‘waza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.

Distria ia doli të triumfonte në finale ndaj Odette Giuffridas, një kundërshtare që është e njohur për të (pasi e ka mposhtur në dy përballjet e fundit), duke ia dalë që të triumfonte me ippon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?