Dita 15 e grevës së naftëtarëve/ Qytetarë mblidhen në protestë! Dautaj: Do hyjmë brenda rafinerisë nëse nuk ka reagim nga shteti (VIDEO)

12 Tetor 2020, 09:48| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 10:30

  • Share

Sot u shënua dita e 15 e grevës së naftëtarëve të Ballshit. Përpara ambientit ku qëndrojnë të ngujuar naftëtarët janë mbledhur qytetarë të Ballshit si dhe punonjës të tjerë të rafinerisë.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se nëse ende nuk do të ketë një reagim nga shteti, atëherë ditën e nesërme grevistët do të hyjnë në ambientet e rafinerisë.

"Unë do të bëj një thirrje. Ku është privati sot. Ku është kompania që administron rafinerinë. Nesër do dalim nga greva dhe do t'i tregojmë shtetit që rafineria është e jona. Nesër ne do të hyjmë në rafineri të shohim ata dollapët tonë. Ne do të shkojmë në drejtim të qytetit, e kemi të drejtë legjitime. Nëse do të na gjenin në shkelje, nuk e di se si do të reagonte shteti" - tha Dautaj. 

Ora 10:34
Protestuesit zhvendosen në Bashki, ulen tek shkallët! Dautaj: Kjo është heshtja e 100 viteve më parë, vret më shumë se fjala (VIDEO)

Qytetarët e Ballshit e kanë vijuar protestën e tyre dhe kanë bllokuar rrugët e qytetit. Ata janë zhvendosur pranë Bashkisë Mallakastër ku janë ulur në shkallët e institucionit duke bërë thirrje.

Askush nuk i ka penguar protestuesit që të zhvendosen pranë Bashkisë.

"Heshtja vret më shumë se sa fjalët. Të gjithë personat që kanë në dorë për të ngritur zërin në të drejtë të naftëtarëve, të flasë sa më parë. A e mendojnë ndonjëherë pushtetarët se çfarë do hanë këta naftëtarë, çfarë do gatuajnë për fëmijët e tyre. Këta fëmijë që shkojnë në shkollë, me se mbahen. Mos luani me fatin e naftëtarëve. Reagoni 1 orë e më parë" - tha Dautaj.

Ora 10:17
Dautaj: Duam zgjidhje për gjyqin! Lekët do i marrim me çdo kusht, të vdekur do dalim nga greva (VIDEO)

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj foli sot përpara qytetarëve të mbledhur në protestë përpara ambienteve ku janë ngujuar grevistët.

Ai thotë se nuk kërkojnë lëmoshë por vetëm zgjidhjen e gjyqit me rafinerinë dhe kthimin e pagesave prapsht. Dautaj thotë se do të dalin nga greva vetëm të vdekur.

"Kemi blerë ilaçet me lekët tona. Nuk kërkojmë bukë, nuk kërkojmë lëmoshë. Kërkojmë të na jepet një zgjidhje për gjyqin nëse nuk do ta japin ende rafinerinë. Gjyqit nuk do t'i ndahemi, lekët që keni fituar me djersë do t'i merrni me çdo kusht, të vdekur do dalim që këtej" - tha Dautaj.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia: 12/10/2020 10:44

    Ju doni leket tuaja dhe eshte e drejte, por eshte e padrejte ti merrni nga taksat tona. Perse nuk protestoni dhe te bllokoni Taiawanin e Besos? Aty jane parate dhe djersa juaj. Eshte i juaji, gjaku juaj por ne kete rast gjak prishur dhe gjakpires. Nuk keni b***e ti thoni as emrin ju dhj****a mu ne sindikate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?