Dita 2 e përgatitjeve, Muja mbërrin në Kombëtare! Pritet Mersinaj dhe Bajrami, Daku punon vetëm në palestër

12 Nëntor, 16:13| Përditesimi: 12 Nëntor, 16:56

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot stërvitjen e dytë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Çekisë, teksa nën urdhrat e Sylvinhos janë vendosur 24 futbollistë. Ndryshe nga e hëna ku në Air Albania zbritën vetëm 13 nga 28 lojtarë të ftuar këtë të martë situata ishte ndryshe.

Përfundimisht përveç Gjimshitit, Kumbullës dhe Bares edhe Rey Manaj humbi grumbullimin për shkak dëmtimi, ndërsa nga 3 ftesat e fundit është paraqitur vetëm Arbnor Muja, ndërsa dy të tjerët Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami ende s’kanë mbërritur në Tiranë. Bashkimi i tyre me pjesën tjetër të grupit do të ndodhë në stërvitjen e së mërkurës. Njëjtë si Mirlind Daku, i cili edhe pse ka mbërritur në qendrën e grumbullimit është stërvitur i vetëm në palestën e ekipit kombëtar për shkak të lodhjes nga udhëtimi i gjatë.

Sfida përballë Çekisë është e pesta në grupin e Ligës së Kombeve ku Shqipërisë 3 pikët i vlejnë jo vetëm për hakmarrjen pas humbjes 2-0 në Pragë, por edhe për të pretenduar vendin e parë. Aktualisht, pas 4 sfidave për secilën skuadër, Shqipëria renditet në vendin e 3 me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë dhe 1 pikë më pak se Çekia kryesuese.

Tre ditë pas ndeshjes me Çekinë që luhet të shtunën, të martën e 19 nëntorit kuqezinjtë do të përballen me Ukrainën po në Air Albania për Ligen e Kombeve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?