Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në qendrën e përqëndruar të vaksinimit në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve në qytetin verior. Kreu i qeverisë u shpreh se çdo i moshuar duhet të vaksinohet, me qëllim që Covid të mund të parandalohet, me aq sa është e mundur.
“Shkodër – Vijon vaksinimi masiv në ditën e 4 në qendrën e vaksinimit të përqëndruar për gjyshet dhe gjyshërit +70 vjeç”, shkruan Rama.
Manastirliu tha se procesi i vaksinimit po vijon rregullisht, ndërkohë që janë mbi 65 mijë të moshuar të vaksinuar.
“Procesi po shkon shumë mirë. Përveç stafeve mjekësore, arsimtarëve dhe tani të moshuarit kemi vaksinuar në këto ditë dhe gjatë gjithë fushatës së vaksinimit mbi 65 mijë të moshuar. Jemi në mbi 120 mijë vaksinime të kryera. Dje arritëm 100 mijë të vaksinuar dhe po ecim me ritme shumë të shpejta”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi po kryhet paralelisht edhe në qendrat shëndetësore.
Lajmi kryesor:
'Ai që s'voton për ty mos i bëftë hajër vaksina', Rama nga Shkodra: Vota s'ka lidhje! Objektivi për të vaksinuar gjysmë milion qytetarë brenda majit mund të tejkalohet (VIDEO)
//ReportTv.al