E qetë dhe pa trazira është mbyllur dita e 6-të e protestës në Tiranë. Thirrjes për t'u mbledhur në orën 18:00 ditën e sotme i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, të cilët janë mbledhur në sheshin 'Skëndërbej' dhe më pas kanë marshuar dhe janë mbledhur para Kryeministrisë. Protestuesit janë shfaqur të qetë dhe se ajo që vihet re, pavarësisht numrit të vogël të tyre, nuk ka prezencë të miturish si në protestat e tjera. Në protestë nuk ka pasur tensione apo plasje të kapsollave, veprime që kanë shoqëruar protesta e 5 ditëve të kaluara. Sot kanë qenë prezentë edhe anëtare të lëvizjes 'Vetëvendosja' në Tiranë, të cilët kërkojnë largimin e Ardi Veliut. Protestuesit tashmë nuk po kërkojnë më drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, por shprehen se kanë dalë sipas tyre për dhunën e ushtruar nga policia për të miturit dhe hedhjen e gazit lotsjellës dhe largimin e Ardi Veliut.
Policia ka qenë edhe sot në gatishmëri duke rrethuar institucionet kryesore dhe në shesh por nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrje apo thirrje të tyre që protestuesit të shpërndaheshin. "Poshtë diktatura" apo "nuk ka drejtësi pa drejtësi", "Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese" kanë qenë disa nga parullat që ata mbanin në dorë, ndërsa në fund protestës janë rimbledhur sërish në qendër ku kanë qëndruar për disa minuta dhe më pas janë shpërndarë.
Protesta nisën në emër të vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv gjatë orës policore, por më pas ajo precipitoi në dhunë, shkatërrim dhe djegie të sinjalistikën rrugore e koshave të mbeturinave, ndërsa nga policia është hedhur edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Dhuna e përdorur sidomos nga të miturit është cilësuar nga qeveria si e nxitur dhe e organizuar nga PD dhe LSI me qëllimin për të krijuar kaos dhe rrëmujë. Gjatë ditës së djeshme në protestë iu shfaqën hapur përfaqësues të PD dhe LSI, si Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu.
Protestuesit qëndrojnë vetëm 20 minuta te Kryeministria dhe shkojnë sërish në qendër. Ata qëndrojnë në grumbull, të qetë dhe pa bërë thirrje apo shkaktuar tensione të ndryshme. Ndërkohë që pranë ministrive ka efektivë të shumtë policie që qëndrojnë në gatishmëri.
Në ditën e 6-të të protestave të organizuara për shkak të vrasjes së Klodjan Rashës vihet re një numër i ulët i tyre.
Aktualisht ata janë mbledhur përpara Kryeministrisë pasditen e sotme.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi ishte i pranishëm në protestë ku shprehet për Report Tv se në vend është vendosur një shtet policor dhe protesta po zhvillohet pikërisht për këtë arsye dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Abazi kërkon dorëheqjen e Ardi velitu duke e cilësuar si kryepolicin e shtetit policor, ndërsa shkon deri në kërkimin për arrestimin e tij, pasi ka manipuluar provat për vrasjen e Klodjan Rashës.
"Këto protesta po zhvillohen kundër dhunës dhe pushtetit policor. Pamë që dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, ndërsa kryepolici i shtetit policor, Ardi Veliu vijon të drejtojë policinë dhe kërkesa jonë është që të shkarkohet Veliu dhe kjo do të qetësonte disi gjendjen. Gjithashtu ne kërkojmë dhe arrestimin e tij, pasi ai është përpjekur për të manipulojë provat për vrasjen e Klodjan Rashës", tha Abazi
Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë duke bllokuar rrugën, ku automjetet janë ende në lëvizje dhe qarkullimi i tyre nuk është bllokuar nga policia. Thirrjet e tyre në protestë janë "Poshtë diktatura" dhe "Pa drejtësi nuk ka drejtësi"
Në marshimin paqësor të protestuesve, që duhet theksuar se janë të vogël në numër, ka nisur nga sheshi "Skëndërbej' drejt Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit nuk ka as thirrje dhe as plasje të kapsollave apo të bërtitura. Protestuesit ecin të qetë dhe në heshtje. Në këtë protestë vihet re nuk ka të mitur.
eshte mbushur faqja me "komentet qe duhen bere" ah fismidhjet e ndyra
PërgjigjuNga cila prokurori ke marrur lajm qe Andi Veliu ka prishur provat? Kush karin je ti qe kerkon dorheqjen e tij!kur dilshi ne protesta ju majmunat e v.v policet nuk ju kane puthur po ju ka hyre ne dru siç e keni merituar,edhe keto ne Tirane vandalat po shkaterrojne pronen e shtetit& private dhe policia po sidhet ne menyren me profesionale,jo si ne kohen e kriminelit Berisha qe policia te vrite,ky eshte ndryshimi midi dy policive o pleher Kosove.
PërgjigjuPse prij Kosove kenka ky a?ky keka nji byth qire edhe intervistat i jepka me duar ne xhepa ky karagjoz malok kosove.
PërgjigjuShyqyr qe i futen hurin sandrit se ne te mjeret do helmoeshim
PërgjigjuC'FARE DONI ju ketu mor shkerdhatat e vv,,,ik ne kosove o fytyre-qen,,o dangall, o zagar i kosoves,,o bojken bajga....ptu.ptu.ptu.rrace e qelbur,,,,ju s'keni te drejte te dilni ne proteste ne shqiperi,,, nuk jeni qytetar te shqiperise...
PërgjigjuFutuni nga nje hu keture te VV
PërgjigjuKush eshte ky leshko?? Cfare pozite ka ky kafsha abazi?? Kush eshte ky kafsha qe jep urdhera dhe ultimatume??
PërgjigjuProteste paqesore dhe e qete ,dhe policia nuk prek njeri ne dore.Dhuna kur perdoret ka dhunen e ligjit .Per mua protestat paqesore kane me efekt ne popull se dhuna
Përgjigjuktheu nga ana tjeter bir...fli, se mbaroji spektakli!