Sot është dita botërore e autizmit. Në studion e ‘Përballjes’ në Report Tv, të ftuarat treguan eksperiencën e tyre më fëmijë dhe të rinj me këtë spektër zhvillimi. Fatbardha Prifti nëna e një djali 16-vjeçar autik tregoi përjetimet e saj për Rovena Nezirin.
‘Ndjesinë që Elsi nuk reagoi kur ishte 3-4 muajsh. Nuk ndiqte me sy. Pastaj kur bëri vaksinën fliste mami babi dhe pastaj nuk fliste më. Nuk e dija, ma zbuloi doktoresha e familjes kur ishte 2 vjeç. Bëra testin dhe dilte 1 vit e gjysmë më i vogël. U mërzita. U bëra e fortë. E futa në kopësht privat. Rrinte pak i vetmuar. Terapia e ka ndihmuar. Edhe puna ime. Falë edhe trurit të Elsit, reagon. Kjo punë do durim dhe shumë kohë. Falënderoj Zotin, Elsi shkruan, ecën, lexon. Punë do, por mua më ngel merak, pasi ne nuk kemi shumë të ardhura. I lutem shtetit, kempin ta kemi rrogë minimale.’, thotë nëna e Elsit.
Terapistja Eliona Mehmeti shprehu në studion nevojën e bashkëpunimit të prindërve për trajtimin e autizmit.
‘Dihet që autizmi është një spektër shumë i gjerë. Mënyra e trajtimit ka filluar të përmirësohet. Një ekip multidisplinar bashkëpunon me njëri-tjetrin. Terapitë kanë evoluar dhe kanë rezultate më të larta. Gjykimin personal e mbështes te rastet në qendrën tonë. Prindërit shfaqen më bashkëpunues. Edhe në terapitë tona. Janë të përkushtuar. Duam që punën që bëjmë ne , duan ta vazhdojnë edhe në shtëpi. Ka një numër të vogël prindërish që refuzojnë të bashkëpunojnë.’, shprehet Mehmeti.
Ndërsa Shpresa Mulaj, terapiste shtoi se nevojë për terapi kanë dhe fëmijët mbi 13 vjeç.
‘Po rritet ndërgjegjësimi. Po rritet numri i atyre prindërve që po e pranojnë, por edhe numri i shërbimeve që institucionet ofrojnë. Të gjithë prindërit që kanë fëmijë 0-13 vjeç marrin trajnim më të specializuar. Edhe për fëmijët mbi 13 vjeç por është bërë dëmi. Por për të ecur më tej me shërbime të ndryshme, terapi arti, rekreacion.’, tha Mulaj.
Psikologia klinike Flavia Shehu e pyetur nëse është rritur ndërgjegjësimi për këtë sëmundje apo numri i fmëijëve me autizëm, ajo thotë se qëndrojnë të dyja.
‘Qëndrojnë të dyja si ndërgjegjësimi, prindërit janë më të ndërgjegjshëm, por sigurisht që dhe diagnostikimi është rritur. Ka më tepër shërbime ndaj fëmijëve. Qëndrojnë të dyja si ndërgjegjësimi si rritja e numrave. Shifrat në Shqipëri mund të jenë rreth 2000 fëmijë të diagnostikuar. Kemi vënë re prindër që janë shumë pranues dhe që e kanë të vështirë të pranojnë spektrin e autizmit tek fëmijët e tyre. Sa më shpejt ta pranojnë realitetin aq më shpejt do të vijë ndihma për fëmijën e tyre. 3 vitet e para të jetës janë vitet kyçe në formimin e fëmijës.’, u shpreh Shehu.
Mehmeti bën thirrje prindërve të mos humbasin kohë nëse kuptojnë se kanë fëmijë me autizëm.
‘Mospranimi në kohë është një humbje produktive e kohës. Nëse nuk bëhet ndërhyrja e hershme më pas vërtet mund të ndërhyjmë por nuk kemi efektin kohë.’, shtoi ajo.
Nëna e Elsit mendon se shkaku që i ka shkaktuar autizmin fëmijës së saj mendon se ka qenë vaksina, pasi më parë Elsi fliste ndërsa më pas jo.
'Vaksina ka ndikuar, duke dëgjuar specialistët. Elsi fliste, pavarësisht se japin variante si ajri, ushqimi. Asaj ia vë më shumë, vaksinës. Fëmija me aftësi ndryshme ka shumë shpenzime. Terapia do 350 mijë lek në muaj. Elsi ka 14 vjet që bën terapi tek privati. Lek duhen. Mbështetjen nga shteti e kemi 230 mijë lek të vjetra. Tani e kam çuar tek qendra e bashkisë.' tha Fatbardha Prifti