Sidriti luan në organo! Shoku i tij Soirdio 15 vjeç i bie kitares. Dhe Nikolasi që i pëlqen të këndoj. Këto janë vetëm 3 nga fëmijët autik të cilët ky çrregullim nuk i ka penguar në ushtrimin e talenteve të tyre.
Në ditën botërore të autizmit Nikolasi 22 vjeç, që i shkëlqejnë sytë tregon për pikturën dhe muzikën
“Kitara, pasioni është muzika, pasioni është talenti dhe arti. Në fakt jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që ndodhem në presidencë për herë të parë.”- tha Nikolasi.
Presidenti i republikës Ilir Meta hapi dyert për 60 piktura të realizuar nga disa fëmijë autikë, ku dhe u paraqitë 60 punime nëpërmjet kësaj ekspozite.
Presidenti kërkoi që për këtë target grup të shoqërisë nuk duhet të mungoj asnjëherë mbështetja finaciare, mbi të gjitha tek gjithëpërfshirja në arsim.
“Që fëmija të jetë në gjendje të ketë aftësitë e nevojshme për të përballuar jetën dhe për t’u integruar me sukses.”-tha Ilir Meta, president në këtë ditë u fol shumë edhe problemet me te cilat përballen prindërit me fëmijë të spektrit autik.
“Kanë ngelur në fokus shumë të ulët dhe për të thënë që po shkojnë drejt varfërisë. Kërkojmë që pediatrit të jenë të trajnuar në mënyrë që vetë fëmijët të diagnostifikohen më shpejt dhe prindërit t’i pranojnë. Një problematikë shumë të madhe ne kemi që në moshën 15 vjeçare këto fëmijë janë jashtë fokusit sepse nuk ofrohet më asgjë, nuk ofrohet asnjë terapi. Kujdestaria të njihet si profesion pune i rregulluar.”- tha Eglanitina Bajrami, drejtoreshw e programit ÇSA dhe PAK.
“Ajo që duhet të bëjmë është që ne duhet të mësohemi dhe të ndërtojmë shërbime.”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Botërore të Autizmit, me një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale "Luigj Gurakuqi" në Tiranë.
Ekspozita e pikturës, këndi senso-rekreativ dhe koncerti i organizuar në palestrën e shkollës, i shtuan ngjyra dhe emocione kësaj dite, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe duke përqendruar vëmendjen tek këta fëmijë.
Në statusin e saj shoqërues të videos së veçantë ajo shpreh angazhimin për të punuar më shumë që të sigurojë të drejtat dhe mirëqënien e tyre.
‘Shikoni sa të mrekullueshëm janë këta fëmijë që takova në Shkollën Speciale "Luigj Gurakuqi" Tiranë, të cilët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kishin përgatitur një koncert shumë mbresëlenës së bashku me mësuesit e tyre të përkushtuar. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar të drejtat dhe mirëqënien e tyre.’- thuhet në mesazhin e ministres.