Dita Botërore e Diabetit, në Shqipëri rreth 80 mijë raste! Diabeti i tipit 2 prek në masë fëmijët! 61-vjeçarja: E mësova se isha sëmurë rastësisht

14 Nëntor 2022, 16:32| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:36

  • Share

Haxhere Buzo, e mësoi se ishte e prekur me diabetin e tipit dy, vetëm kur shkoi për të kryer disa ekzaminime pas problemeve të shfaqura nga mëlçia. 61-vjeçarja thotë se këshilla kryesore që i kanë dhënë mjekët, është dieta ushqimore.

“Më kanë thënë për diabet të fshehtë. Vuaj nga mëlçia dhe pi ilaçe për stomakun, yndyrnat .Kam dhjetë vjet me  tension. Këtë kohë e kam rregulluar pak nëpërmjet ushqimit.”- tha Buzo.

Shifrat tregojnë se vit pas viti numri i diabetikëve vijon të rritet në vendin tonë. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se çdo vit ekzaminohen deri në 4 mijë raste të reja.

“Për rreth 80 mijë qytetar që vuajnë nga diabeti në Shqipëri, që janë pjesë e një komuniteti prej mbi 400 milion njerëz në botë që vuajnë nga kjo sëmundje që është dhe përgjegjëse direkte për humbjen e jetës së mbi 1 milion njerëzve në botë. Buxheti për fondet që harxhohet për medikamente, gati 20% e përbëjnë medikamentet e lidhura direkt me trajtimin e diabetit.”- tha zv.ministrja Rakacolli.

Në ditën botërore të diabetit mjekët ngrenë alarmin për përhapjen në masë të diabetit edhe tek fëmijët, në formën e fshehtë.

“Ka filluar të shfaqet diabeti i tipit 2, që zakonisht shfaqet tek të rriturit edhe në grupmoshat fëminore ose te të rinjtë. Është mënyra e jetesës që bëjmë, jeta sendentare, me një stres të shtuar , me një mënyrë të ushqyeri jo të shëndetshëm dhe me një kujdes më të vogël për trupin tonë se ç’bënin më përpara njerëzit. Mundet që të lëvizni në këmbë, përpiquni të kufizoni ushqimin në mënyrë që të mos e mbarojmë të gjithë pjatën dh që duke rënë 5 kg në peshë ne mund të paramdalojmë diabetin, mundet të përmirësojmë vlerat e tensionit arterial dhe të dislipilemisë në popullatën diabetike.”- u shpreh mjeku Florian Toti.

Nga Janari i vitit 2023 pritet të hyjë në fuqi subvencionimi i fishave diabetike, për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç dhe pacientët mbi 65 vjeç.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?