Blerona Mata

Dita botërore e fëmijëve të zhdukur/ Policia: Mos u bëj pre e lehtë! Historia e Bleona Matës dhe 2 fëmijëve shqiptarë që s'dihet ku janë

25 Maj 2020, 16:09| Përditesimi: 25 Maj 2020, 18:53

  • Share

TIRANË- Në ditën botërore të fëmijëve të zhdukur, ende shumë fëmijë janë larg familjeve të tyre, të zhdukur prej vitesh e që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Sipas shifrave, 22 mijë fëmijë humbin në ditë ose 8 mln fëmijë në vit dhe gjasat më të mëdha janë që janë bërë viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit!

Në Shqipëri, historia më tronditëse e zhdukjes së fëmijës është ajo e Bleona Matës. Ajo u zhduk pa asnjë gjurmë më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal ku ishte vetëm 6 vjeç. Kanë kaluar 10 vite nga ai moment, sot ajo është 16 vjeçe dhe ende nuk ka asnjë gjurmë. Report Tv dhe emisioni 'Pa gjurmë' ka pasur në fokus historinë e saj, ku ka sjellë informacione, dëshmi të ndryshme madje ka realizua dhe identikiti se si ajo duket sot.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i ditëlindjes 9 maj 2002. Ai është zhdukur me 30 nëntor 2012! Gjithashtu, edhe Matteo Bejaj është në listën e faqes botërore të fëmijëve të humbur. As për fatin e tij, ende nuk dihet asgjë.

Sot, Policia Shqiptare ka bërë një mesazh sensibilizues "mos u bëj pre e lehtë", duke theksuar se në internet nuk është çdo gjë ashtu siç duket!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?