Sociale
Kultura

Dita Botërore e Kryqit të Kuq, ekspozitë me vizatime! Fëmijë nga e gjithë Shqipëria “rrëfejnë” humanizmin

8 Maj, 14:06| Përditesimi: 8 Maj, 16:16

  • Share

Janë dhjetëra fëmijë nga e gjithë Shqipëria të cilët me vizatimet e tyre përshkruajnë vlerat, ndihmën dhe humanizmin e Kryqit të Kuq. Efekte Ata i kanë rrëfyer krijimet në ekspozitën e titulluar “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” ndërkohë që janë vlerësuar edhe me çmime.

Kamela Saja, nxënëse e klasës së nëntë në Fushë-Krujë është një ndër fitueset. E pasionuar pas pikturës, ajo dëshiron që të bëhet mjeke dhe të shpëtojë jetë njerëzish, ndërkohë që “frymëzimin” për vizatimin e saj ako e gjeti në ngjarjet reale të ndodhura në tërmetin e 2019-ës. 

“Me pikturën time kam dashur të tregoj që edhe në rrënoja mund të gjendet shpresë. Në fund të pikturës ndodhet një vajzë e vogël, e cila ka zgjatur dorën dhe mbi të ndodhet një qenush, që me stemën e kryqit të kuq përpiqet ta shpëtojë.”, - tregon Kamela. 

Aktiviteti i organizuar synon të rrisë ndërgjegjësimin për misionin humanitar të Kryqit të Kuq dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në veprimtari vullnetare.

“Data 8 maj është datë e veçantë për Kryqin e Kuq në mbarë botën. Të gjitha shoqatat e Kryqit të Kuq kremtojnë sot ditëlindjen e humanistit të madh, nobelistit të parë të çmimit për paqe, Henry Dunant dhe me vendim është përcaktuar që kjo datë të përkujtohet me veprimtari të ndryshme.”, - thotë Ylli Alushi, president i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, kremtohet në mbarë botën nën moton “në krah të humanizmit" nga Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, pjesë e së cilës janë 191 shoqata të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 16 milion vullnetarë.

Ekspozita XXVIII Kombëtare “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” është finalja e një fushate disa mujore për promovimin e vlerave humanitare, që synon të kontribuojë në edukimin qytetar të fëmijëve dhe të ndërgjegjësojë pjesëmarrësit dhe publikun mbi veprimtarinë e Kryqit të Kuq Shqiptar.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?