Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Organizata e Kombeve të Bashkuar ka deklaruar se Bota e gazetarisë përballet me "humbje drastike”.
OKB deklaron se kriza aktuale e koronavirusit ka detyruar mbyllje dhe shkurtime të vendeve të punës për gazetarët ndërsa shumë media të tjera janë kapur politikisht.
Duke shkaktuar kështu rritje të vështirësive në sigurimin e lajmeve. Në Prill, organizata joqeveritare e gazetarisë Reporterët Pa kufij, në raportin e saj për gazetarinë në botë theksoi se pandemia u ka dhënë mundësi regjimeve autoritare për të goditur gazetarinë e lirë.
Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media. 3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional. Në renditjen e Reporterëve pa Kufij në kontinentin evropian vendi i cili është i renditur më së keqi në Evropë për lirinë e shtypit.
Ambienti jo mikpritës për gazetarët që po përpiqen të bëjnë punën e tyre u soll në qendër të vëmendjes pas rizgjedhjes së diskutueshme të Alexander Lukashenko si president gushtin e kaluar. Të dhënat e mbledhura nga RSF dhe Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve treguan se policia përdori qëllimisht dhunë ndaj reporterëve dhe gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 336 gazetarë dhe janë shënuar 60 incidente të dhunës ndaj gazetarëve.
Në Turqi shumica gazetarët fillojnë të përballen me përndjekje dhe sulme kur kritikojnë qeverinë. RSF thotë se qeveria ka eliminuar mediat opozitare, në veçanti pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016 për të nxjerrë dekrete të mëtejshme.
Edhe më problematike është paraqitur situata në Rusi, ku qeveria jo vetëm ka përdorur pandeminë për të kontrolluar median por edhe ka sulmuar mediat të cilat i qëndronin në kah opozitarit Alexei Navalny.
Bullgaria , është ende në një situatë problematike, edhe pse pas tre vitesh radhazi ka reshtur së qeni në pozicionin e deles së zezë. Sa i përket rajonit të Ballkanit situata për gazetarët përcaktohet si aspak e favorshme për gazetarët në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Ku gazetarët e kanë të vështirë të gjejnë burime të sigurta të lajmeve dhe jo rrallë herë shpërndajnë fake neës.