Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Papa Françesku është shprehur se të gjithë kemi nevojë për një gazetari të lirë në shërbim të të gjithëve në këtë kohë krize që po kaljmë për shkak të përhapjes së COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se gazetaria e lirë është në shërbim të të gjithëve e sidomos të atyre që nuk kanë zë, e cila angazhohet në kërkimin e së vërtetës.
"Në krizën aktuale kemi nevojë për një gazetari të lirë në shërbim të të gjithë njerëzve, sidomos tё atyre që nuk kanë zë; një gazetari që angazhohet në kërkimin e së vërtetës dhe hap shtigje bashkimi e paqeje”, ka pohuar Papa Françesku përmes një postimi ne sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.