World Wildlife Fund (Fondi botëror i jetës së egër) ka ngritur alarmin për të ardhmen e specieve në ditën kur festohet Dita Botërore e Luanit
Në shekullin e kaluar, numri i luanëve të pranishëm në Afrikë ka rënë në mënyrë drastike, duke shkuar nga 200,000 në fillim të viteve 1900 në më pak se 30,000 të mbetur sot në kontinent. Reduktimi i ekzemplarëve në Afrikë vazhdon të përkeqësohet.
“Kërcënimet janë gjuetia pa leje, fakti që luanët vriten për të mbrojtur bagëtitë e rritura nga njerëzit, por edhe zhdukja e habitateve dhe presë natyrore”, shpjegon Isabella Pratesi, drejtoreshë e ruajtjes së ËËF Itali.
Luanët janë të pranishëm në 27 vende afrikane, por vetëm në 7 prej tyre ka popullata me më shumë se një mijë individë. Lloji, tani është zhdukur në 26 shtete të diapazonit të origjinës. Ekziston gjithashtu një popullsi e vogël e luanëve aziatikë që jetojnë në Indi, në Parkun Kombëtar Sasan Gir.