TIRANË- Slogani i këtij viti “Të punojmë sëbashku për parandalimini e vetëvrasjes” synon të vërë në dukje detyrën e gjithë secilit në shoqëri, si pjesë e një komuniteti, për të hedhur një vështrim e vëmendje tek ata persoan që po kalojnë një periudhë të vështirë. Ky slogan i publikuar nga institute i shëndetit publik synon që shoqëria të rrisë vëmendjen ndaj fenomenit të vetëvrasjes, në ditën botërore të këtij fenomeni negativ.
Slogani sugjeron edhe t’ë inkurajojë personat e rrezikuar, të flasin për problemet e tyre në mënyrë që të mund të shkohet drejt zgjidhjes.
Psikiatrja Irena Thoma, në një intervistë për Report Tv shpjegoi se disa nga faktorët që të cojnë drejt vetëvrasjes janë, sëmundjet kronike, faktorët ambiental dhe ato të sjelljes.
“Janë një grup I madh sëmundjesh psikiatrike , siç mund të jenë çregullimet e humorit, çregullimet bipolare. Ka një grup të madh faktorësh të tjerë siç mund të jenë problemet e shumta organike , somatike siç janë sëmundjet e zgjatura kronike HIV\AIDS apo sëmundja e diabetit, kanceri apo sëmundje të tjera. Faktorët ambjental ku përfshihen konfliktet, debatet, mosmarrveshjet faktorët e sjelljes që kanë të bëjnë me sjelljen e individit”, shprehet psikiatrja.
Sipas psikiatres shoqëria, duhet të jetë më e vëmendshme ndaj ndryshimeve të sjelljes dhe të arsyetuarit.
“Unë mendoj që parandalimi mund të vijë , duke qenë të vëmendshëm për të parë se çfarë ndodh me njeriun e dashur të familjes . Nëse vënë re ndonjë ndryshim në sjellje ,ndryshim në të menduarin e gjërave , në mënyrën e të perceptuarit të situatës . nëse vënë re ndryshime në humorin në gjumin , në sjelljen , në ushqyerjen në komunikimin“, thotë psikiatrja.
Vetëvrasja është 4 herë më e lart te meshkujt ndërsa tentativat vetëvrasëse janë 3 herë më të larta te femrat. Te meshkujt mënyra më e zakonshme e vetvrasjeve është ajo me armë zjarri, ndërsa femrat zgjedhin helmimin. Afërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes. Vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes ndërmjet individëve të moshës 15-29 vjeç dhe shkakun e tretë të vdekjeve për individët nga mosha 15-44 vjeç.