Kronikë

Sharrë, nxënësit vizitorë të parkut të gjelbëruar, njihen me procesin e menaxhimit të mbetjeve

19 Shtator 2021, 09:45| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 12:34

  • Share

Zona e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë në Ditën ndërkombëtare të Pastrimit qëndroi e hapur për vizitorët. Nxënës të të gjitha moshave vëzhguan nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve që nga peshimi e deri tek kapsulimi i tyre. Ata u njohën me menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet teknologjisë dhe zgjidhjet mjedisore që po realizohen në zonën e Sharrës. Më të vegjëlve iu rezervua qëndrimi në parqet e krijuara nga shoqëria Integrated Energy. Liqenet e pastra me biodiversitet të pasur janë një nga investimet që tregojnë, se çfarë ndodh kur mbetjet largohen nga natyra.

“Kemi dëgjuar shpesh dhe na është bërë  një shqetësim vite përpara për djegien e mbeturinave të Tiranës. Sharra ka qenë një problem shumë i madh. Sot me sytë tanë, edhe fëmijët ndoshta se dinë këtë informacion por ne të rriturit, pamë dhe prekëm që është një realitet krejt ndryshe. Fëmijët të marrin pjesë në të tilla aktivitete që të bëhen pjesë se në parim e dinë se pjesë e zgjidhjes është pjesëmarrja. Sa më të vegjël të futen në këtë proces fëmijët aq më i madh është ndërgjegjësimi”, tha nëndrejtoresha e Shkollës “Viktor Hygo”, Vjollca Çibuku.

Nxënësit e arsimit fillor bënë një ndalesë gjithashtu në parkun e Sharrës, ku panë nga afër se si pas kapsulimit zona është  populluar me kafshë miqësore me mjedisin. IEBV me ekspertizën dhe standardet e larta që ndjek, ka kthyer një tokë të kontaminuar në një terren të gjelbëruar dhe plot jetë, duke ulur përfundimisht nivelin e ndotjes në atmosferë.

“Ky ndërgjegjësim dhe aktivizim mendoj se nuk duhet të vijë vetëm në ditë të tilla të caktuara, por duhet të vijë në përditshmërinë tonë për të pasur rrugë më të pastra, ambient më të pastër dhe një Tiranë më të pastër ku fëmijët tanë të rriten më të shëndetshëm. Kemi zgjedhur pikërisht këtë vend sepse është një nga vendet e zonës së trajtimit të mbetjeve ku ndodhen kafshë të ndryshme të cilët janë dhe bioindikatorët më të mirë të mjedisit për të treguar se kjo zonë nga hotspotet më të dëmshme të Tiranës është kthyer në një park të gjelbëruar dhe të jetuar nga kafshë të ndryshme”, tha Ariola Kodra administratore e shoqërisë IEBV.

IEBV është e angazhuar që jo vetëm në ditën ndërkombëtare të Pastrimit, por gjithmonë të japë kontributin e saj në informimin dhe sensibilizimin e popullatës  mbi ndikimin e mbetjeve në mjedis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?