Shëndeti

Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu: 24% më shumë qytetarë përfituan kontrollin mjekësor bazë

7 Prill 2018, 14:23| Përditesimi: 7 Prill 2018, 16:19

  • Share

Në ditën Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizuan aktivitetin “Shëndet për të Gjithë” në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e OBSh-së për Tiranën Nazira Artykova morën pjesë në këtë aktivitet, ku u ofruan falas testet që masin diabetin, hipertensionin, matje BMI (kalkulim i riskut kardiovaskular) dhe analiza të tjera që vlerësojnë riskun e popullatës. 

Qeveria shqiptare ka një qasje tjetër për politikat shëndetësore,  duke u orientuar drejt shëndetit, jo më drejt sëmundjes. Ndaj ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një paketë analizash falas për kontrollin e shëndetit, me të njëjtin standard, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit. Kontrollin Mjekësor Bazë deri tani e kanë kryer 1 apo 2 herë mbi 890 mijë qytetarë dhe vihet re një rritje e interesimit muajt e fundit. 24% më shumë qytetarë I janë drejtuar qendrave shëndetësore në muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se shumë shpejt do të paraqiten gjetje të rëndësishme nga programi i kontrollit mjekësor bazë, që është shumë i nevojshëm për të identifikuar faktorët e riskut në popullatë dhe inkurajoi qytetarët që të mos e neglizhojnë kontrollin mjekësor bazë, për shëndetin e tyre.

Duke theksuar rëndësinë e përcaktorëve socialë në shëndetin e popullatës, Ministrja Manastirliu dhe drejtoresha e OBSh-së Artykova mbollën disa pemë pranë kodrave të liqenit artificial në kuadër të nismës ‘Miqësorë me mjedisin, për një shëndet më të mirë’.Ministrja Manastirliu siguroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë programet e shërbimeve shëndetësore në komunitet, në mënyrë që të rritet aksesi në shërbimet shëndetësore, me të njëjtin standard, në të gjithë vendin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?