Dita Botërore e Teatrit, Mirush Kabashi: E trishtë, asnjë aktivitet

27 Mars 2018, 17:38| Përditesimi: 27 Mars 2018, 21:37

  • Share

TIRANE-27 marsi është vendosur si Dita Botërore e Teatrit në vitin 1961 nga Instituti Ndërkombëtar Teatror i UNESCO-s. Por a e ka humbur teatri sot forcën e dikurshme? Aktori i njohur Mirush Kabashi në një intervistë për Report Tv tregon rëndësinë e këtij institucioni artistik si dhe trishtimin që ndjen për mungesën e vëmendjes ndaj kësaj date nga ana e institucioneve shqiptare.

Kabashi e vlerëson teatrin si një katarsis të pazëvendësueshëm. Ai kujton një shprehje të aktorit të ndjerë Kadri Roshit për efektin që ka teatri për gjithkënd. Nga ana tjetër prej vitesh, kritikë të teatrit botëror flasin për një krizë botërore, që ndihet çdo ditë më tepër edhe në Shqipëri, gjë të cilën e vëren edhe kritiku i teatrit shqiptar Josif Papagjoni.

Në një intervistë për Report Tv, kritiku Papagjoni tregon disa nga problematikat që teatri has sot , indiferencën e shtetit në këtë ditë të shënuar si dita Botërore e Teatrit si dhe qëndrimin e tij mbi zhvillimet e fundit për teatrin shqiptar.

“Teatri mund të na tregojë gjithçka. Pasi që nga të gjitha artet publike vetëm teatri ndodh nga goja në gojë, nga sytë në sy, nga duart në duar, nga trupi – drejt trupit… Teatri duhet të jetë i shumëllojshëm. Vetëm një teatër është i panevojshëm.

Teatri i lojërave politike, teatri i kurtheve politike, teatri i politikanëve, teatri politik”është ky një ndër mesazhet ndërkombëtare të lexuara para shfaqjes në ditën botërore të Teatrit nga regjisori rus Anatolij Vasilev.

Në mbarë botën, 27 marsi, Dita Boterore e Teatrit synon të stimulojë krijimtarinë si dhe shënohet me shfaqje dhe leximin e mesazheve të aktorëve apo regjisorëve për artin skenik, gjë që mungoi në vendin tonë. Dita Botërore e Teatrit në Shqipëri kaloi në heshtje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 27/03/2018 17:53

    Po edhe per kete qeveria e ka fajin? Ku jane artistet dhe profesionistet? A nuk mund te sillnin ne skene nje premiere ose edhe nje shfaqje me te vogel? Mund te benin dicka! Por jo, te gjithe merren me politike duke qendruar ne kafene dhe bejne plane se si mund te pervetesojne godinen, se cfare projekti eshte me i mire. Edhe godinen me te mire ne bote tju japesh ketyre paraziteve, asnje gje nuk do ndryshoje. Jane kthyer ne dembela dhe llafazane dhe jetojne me te kaluaren. Sot nuk ka asnje produkt qe Shqiptari me i thjeshte te thoje hallall parate e taksapaguesve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?