Politikë

Dita Botërore e Turizmit/ Videokartolinë për Shqipërinë, kryeministri Rama përcjell bukuritë e vendit nga veriu në jug

28 Shtator, 08:21| Përditesimi: 28 Shtator, 08:24

  • Share

Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një video që përmbledh në disa minuta të gjitha bukuritë e Shqipërisë.

Nga veriu në jug, video prezanton imazhet piktoreske të vendit tonë, nga Alpet, tek liqenet, lagunat e në fund bregdeti fantastik.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?