Moment nga fushata për vaksinimin e bagëtive

Sociale

Dita Botërore e Veterinarisë, Denaj: Mirënjohje për veterinerët që janë çdo ditë në terren, garanci për sigurinë ushqimore

26 Prill, 22:30| Përditesimi: 26 Prill, 22:33

  • Share

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka shprehur mirënjohjen për trupën me rreth 500 veterinerë, që janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

“Ata kapërcejnë me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin”, shprehet ministrja.

Denaj gjithashtu vlerësoi të gjithë mjekët veterinarë të AKVMB-së, për kontributin, veterinarët privatë, si dhe 1200 profesionistët e Urdhrit të Veterinerëve, “të cilët janë thelbësorë për plotësimin e çdo hallke të zinxhirit të kontrollit në funksion të garantimit të shëndetit publik veterinar”.

“Respekt për të gjithë ata që kontribuojnë sot me profesionalizëm dhe për ata që ndër vite i kanë dhënë shumë këtij profesioni fisnik. Urime të përzemërta në ditën tuaj”, shkruan ministrja Denaj në një postim në rrjetin social.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?