Ilir Meta

Dita Botërore kundër diskriminimit racial, Meta: Në Shqipëri dallime të theksuara për shkak të keqqeverisjes

21 Mars 2021, 19:26| Përditesimi: 21 Mars 2021, 19:29

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në kuadër të 21 marsit e cila njihet si Dita boterore kundër diskriminimit racial.

Përmes një postimi në rrjete sociale Meta thekson se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në të drejta dhe dinjitetin e tyre. Kjo ditë sipas Kreut të Shtetit duhet të shërbejë për t’u angazhuar gjithnjë e më shumë në promovimin e tolerancës, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj çdo njeriu, si dhe të luftojmë kundër të gjitha formave të racizmit, ksenofobisë, paragjykimit entik, fetar dhe kulturor.

“Në Shqipërinë e sotme, plot me dallime të theksuara për shkak të keqqeverisjes, nuk duhet të harrojmë kurrë parimin themelor se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në të drejta dhe dinjitetin e tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Diskriminimit Racial, më shumë se kurrë, duhet të angazhohemi për të promovuar tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj çdo njeriu, si dhe të luftojmë kundër të gjitha formave të racizmit, ksenofobisë, paragjykimit entik, fetar dhe kulturor, duke e kthyer Shqipërinë në një vend më të mirë dhe më të drejtë për të jetuar të gjithë.

Më 25 prill kemi një mundësi historike për të rikthyer në shina shtetin e së drejtës, që respekton liritë dhe të drejtat e çdo individi, pavarësisht gjendjes apo statusit social dhe ku çdo qytetar gëzon mbrojtje të barabartë nga ligji. E ardhmja u takon fëmijëve të familjeve të thjeshta, pavarësisht komunitetit që u përkasin, të cilët kanë aspirata të mëdha dhe meritojnë mundësi të barabarta për të jetuar, për t’u edukuar dhe marrë pjesë në jetën publike e sociale”, thotë ai.

Komento

Komente

  • Like: 22/03/2021 04:59

    Po ky like injoranti dhe kokemadhi qenka nje gomar fare. Mjere Shqiperia ke ka president. E kupton ky kokel...e kuptimin e fjales "diskriminim racial" apo i flet droga a rakija qe i ka dhene mona surrat kali

    Përgjigju
  • Fallexhorja: 21/03/2021 21:14

    Po pse u bere letyre fare or president i hajdutave...

    Përgjigju
  • Xha temja: 21/03/2021 20:00

    Si do futemi ne europe me kte lloj njeriu as vet nuk e imagjinoj dot ma jepni ju o njerez nje shpjegim

    Përgjigju
  • Turi: 21/03/2021 19:39

    Kur ta mar qeverine Monika dhe Luli nuk do kete me diskriminim hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?