Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thekson rolin e rëndësishëm që kanë gratë në mbrojtjen e natyrës.
Rama nënvizon se gjithashtu përkujdesja për mjedisin është një përgjegjësi e përbashkët, ku secili individ ka një rol për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët.
“Mirëmëngjes dhe në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, me mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë, pa dyshim me kontributin e secilit prej nesh për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente

E KE RUAJTUR SHUME NATYREN , PRENDAJ PO E BETONIZON BOLL ME REKLAMA SE NA E SHPIFET ME PROPOGANDE VETEM PER TRU SHPELARET.
Përgjigju