Bota

Dita dytë e zgjedhjeve në PE, mbyllet votimi në Holandë dhe Britani

24 Maj 2019, 19:46| Përditesimi: 24 Maj 2019, 20:00

  • Share

Holandë dhe Mbretëria e Bashkuar ishin dy vendet e para që hapën zyrtarisht votimin për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Këto zgjedhje do të mbahen në katër ditë  28 vendet e bllokut, ku po përballen përkrahësit e integrimit më të thellë me “euro skeptikët” populistë pjesë e të cilës është pjesë edhe ministri brendshëm italian Mateo Salvini.

Këtë të premte votimi po mbahet  për vende si  Irlanda dhe Republika Çeke e cila zhvillon votime në dy ditë . Ndërkohë  në 25 maj do të votojë  Letonia, Malta dhe  Sllovakia ndërsa në 26 maj votohet në 21 shtetet e tjera anëtare të BE. Rezultatet e votimit për zgjedhjet Parlamentare do bëhet publik  më 26 maj, pasi qendra e votimit e fundit në kontinent të jetë e mbyllur.

Në këtë votim do të marrin pjesë rreth 400 milion evropianë nga ku do të zgjedhen 751 ligjvënës. Ky  numër mund të reduktohet deri më 705 ligjvënes , nëse Mbretëria e Bashkuara  vendos largohet përfundimisht nga Bashkimi Europian pas kaosit që krijoi marrëveshja Brexit që solli dhe dorëheqjen e pak ditëve më parë të Kryeministres Theresa May.

Sipas anketimeve të kryera deri më tani pritet një  rritje të forcave nacionaliste në zgjedhjet e këtij viti  që janë të nëntat me radhë për Parlamentin Evropian, që kur janë mbajtur zgjedhjet e para në vitin 1979.

Rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Europian po ndiqen me mjaft interes edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi në qershor vende si Shqipëria e Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave për anëtarësim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?