Dita e 15 e grevës/ Hajdari pranë naftëtarëve: Kanë frikë nga opinioni i ndërkombëtarëve! Rama: Mos u gënjeni nga krokodilët që duan t'iu përdorin kundër qeverisë

29 Tetor 2020, 09:59| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 20:10

  • Share

BALLSH- Deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Uzinën e Ballshit për të takuar naftëtarët në ditën e 15 të grevës. Ata i kanë kërkuar asaj që të ngrejë zërin në Kuvend lidhur me çështjen e tyre. E vetmja kërkesë për Hajdarin është që të pyesë Ramën se çfarë ka ofruar për ta.

"Ti duhet ta ngresh zërin sot në emrin tim dhe të naftëtarëve duhet ti thuash vetëm kaq Ramës, çfarë ofron ti për naftëtarët. Çfarë ofron Rama për ne që sot jemi pa bukë", tha një naftëtar.

"Gjak shqiptari të ketë për këto heroina, ai shqipërinë e ka varrosur për së gjalli. Ngrini zërin në parlament. Mallakastra u varros për së gjalli, pa ujë pa drita, pa punë", tha një tjetër naftëtar.

Ajo ka deklaruar se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i ofrohen për t'iu gjendur pranë naftëtarëve.

"Është për të ardhur keq që kjo simbolikë kaq e fortë e grave në grevë dhe mos reagimi i qeverise është e turpshme.  Ju falenderoj që po luftoni për të gjithë ata që kanë të drejtë e qeveria nuk u plotëson të drejtat më minimale. Jeni këtu për të mbajtur familjet e fëmijët gjallë.  Mosreagimi është i turpshëm. Pesha më e madhe i bie ekzekutivit dhe Edi Ramës. Kam parë çka ka ndodhur këtu dhe e di që jeni në momente të vështira.  Në parlament do ngre zërin për të drejtat tuaja dhe mundësitë që më jepen do t'i shfrytëzoj.  Nuk do ndalem për të evidentuar problematikat që keni jo vetëm në parlament, por edhe në Ambasada. Këta i druhen opinionit të ndërkombëtarë dhe duhet treguar kush janë", tha Hajdari.

Pas kësaj vizite ka reaguar Rama i cili u ka bërë thirrje naftëtarëve të mos përdoren politikisht.

Ora 11:37
Rama ua 'pret shkurt' naftëtarëve: S'kemi asgjë për të negociuar, s'e shkaktoi shteti hallin tuaj! Pa mbyllur grevën asgjë përtej asistencës

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet përsëri naftëtarëve. Këtë herë ua ka prerë shkurt duke u thënë se qeveria s'e ka shkaktuar problemin e tyre dhe kësisoj s'kanë asgjë për të negociuar. Pa dalë nga greva, Rama thotë se nuk ua qan hallin.

"Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t'ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju'a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju'a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës", shkruan Rama.

Ora 11:36
Naftëtarët i 'rrinë gati' Ramës: Bisedimet të bëhen pa dalë nga greva (VIDEO)

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama e menjëhershme ka qenë përgjigjia e naftëtarëve të Ballshit.

Ata janë të vendosur të mos dalin nga greva pa bërë bisedime për kushtet.

"Nuk dalim nga greva, le të bëhen bisedimet por edhe ne te jemi ne grevë", thonë ata.

Rama tha se nuk mund të bisedojë me ta nën presion e me ultimatume.

Ora 11:17
Rama thirrje naftëtarëve: Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t'ju përdorin kundër qeverisë

Pas vizitës së deputetes Rudina Hajdari në Uzizën e Ballshit  ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili u ka bërë thirrje naftëtarëve që të mos përdoren politikisht.

"Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t'ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t'u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve", tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/10/2020 22:25

    Z.Rama,sigurisht qe shteti ka pergjegjesi,ndoshta jo adm.juaj,por ndoshta adm.e mepareshme.Rafineria e filloi jeten si shteterore,pastaj u privatizua,por asgje nuk ndodhte pa pranine,bekimin,apo nderhyrjen e shtetit Shteti e shiti,e privatizoi dhe ja ka dhene ose dikujt qe e bleu me shtrenjte,ose ja ka shitur me lire ne se ne gare ka qene ndonje mik.Ne asnje vend te botes shteti nuk lan duart 100% nga kompanite private,pasi eshte pergjegjes e kontrrollor qe ligjet e shtetit dhe rregullat zbatohen nga kompanite,dhe ndjek penalisht abuzuesit e shkelesit.

    Përgjigju
  • Turi: 29/10/2020 15:02

    Ajo eshte pasuri e popullit qe shteti ja ka kaluar atyre qe do , pastaj ky nuk eshte nje problem nje ditor atje nafta kalovet per solar dhe vidhet barbarisht dhe ky legeni duhet tju jape zgjidhje jo te na bej elegantin ne cdo kanal televiziv

    Përgjigju
  • WTF: 29/10/2020 10:13

    Ose keta jane budallenj qe nuk e kuptojne se kryeministri nuk ka lidhje me firmen private, ose jane te paguar per te bere show. Cdo mosmarrveshje midis punedhenesit dhe punetorit zgjidhet ne gjykate dhe jo me "urdher" te kryeministrit! Te futesh ne greve urie per te shantazhuar qeverine pse privati te ka mbajtur rrogat para tre vjetesh eshte thjesht idiotesi!

    Përgjigju
    • Shukriu: 29/10/2020 17:02

      O Balla ti je ? Apo ajo e komandantit te batalionit te legjonit te aqif kapertonit ???? Ke gjykate e prokurori ate te Sajes apo Begetit ?????? A te lyre e peshtire zvarraniker !!! Nqs se Sala mori 1mln shuplaka ju ket radh keni 2mln grushta e shkelma sa tju q*hen robt .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?