Dita e 17 e grevës/ Gratë naftëtare: Do vijojmë! Kujdesemi për njëra-tjetrën! Mosreagimi i kryeministrit na bën më të forta

31 Tetor 2020, 10:56| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 15:15

  • Share

BALLSH - Edhe pse kanë kaluar 17 ditë në grevë dhe ende nuk ka asnjë reagim konkret për pagat e prapambetura të grave naftëtare.

Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar shumë teksa thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.

Njëra prej grave e cila qëndroi 3 ditë në spital dhe është kthyer dje pranë kolegeve thotë se ilaçe ka marrë vetëm për tre ditë pasi nuk ka më shumë mundësi financiare për të marrë të gjithë recetën.

Gjithashtu ato shprehen s nuk kanë as ushqim për fëmijët e tyre.

“Jemi të ngujuara. Nga shëndeti nuk jemi aspak mirë. Shikojmë njëra tjetrën në sy për tu gdhirë të nesërmen. Mos reagimi i kryeministrit na bën akoma më të forta. I lutemi kryeministrit që të reagojë një ditë e më parë se po na vdes çdo ditë. Unë nga greva nuk dal”, tha njëra nga naftëtaret.

Një prej grevisteve e cila u shtrua disa ditë më parë në spital, u kthye sërish në grevën e naftëtareve. Ajo thotë se ka blerë ilaçe vetëm për 3 ditë pasi nuk ka mundësi financiare për më shumë.

“Erdha nga spitali me recetën e ilaçeve. Mora ilaçe vetëm për 3 ditë se nuk kam lekë. Të kontribuosh dhe mos i marrësh me rimbursim. Për 3 ditë 17 mijë lekë mora. I mora se e pashë veten keq se meqenë nuk i merrja. Unë edhe pse isha shumë e rënduar, me diabet të fshehtë erdha sërish këtu tek shoqet.  Unë mendoj se pot ë vije kryeministri atëherë do e prishim grevën. Të negociojmë”, tha një greviste.

Ndërkohë një tjetër naftëtare shprehu pesimizëm mbi reagimin e kryeministrit Rama. Ajo tha se atij nuk i intereson fare nëse vdesin aty.

“Unë jam ndryshe nga ajo që ka pak besim tek kryeministri. Unë nuk kam fare besim. Atij i intereson që vetëm të vdesim ne. Duhet që kryeministri të na ktheje djersën ton. Shteti duhet të bëjë detyrën e tijë. Kush i ka marrë lekët tona të na i ktheje shteti. Kemi besim se jemi me të drejtë. Duhet të na nxjerrë nga gropa që na ka hedhur. Na ëshët shkatrruar jeta jonë dhe e fëmijve. I kam fëmijët pa shkollë, pa bukë”,  u shpreh një tjetër naftëtare.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 01/11/2020 07:22

    Nuk ka pune tjeter shteti.ju puntini te hajduti ne marveshje e kontraye me te,dhe kur shihni qe u vodhet,beni gureve uri e qe tu paguajne shteti.pra ,beni perseri kohen e hajduti qe ok vokshi.

    Përgjigju
  • U.S.A.: 31/10/2020 11:55

    Mos harroni te merrni dhe Monen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?