Dita e 3 e grevës/ Gratë e Ballshit të revoltuara me Ramën: Kemi punuar në helm e acid, kërkojmë gjakun e derdhur! Uzina nuk është gropë e zezë

17 Tetor 2020, 10:24| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 16:33

  • Share

Gratë e Ballshit janë në ditën e 3 të grevës dhe sot shprehen më të revoltuara se asnjëherë, për shkak se nuk kanë marrë përgjigjen që meritojnë. Ato shprehen se kërkojnë djersën e tyre, ndërsa kanë vijuar duker ankuar dhe pwr kushtet në të cilat kanë punuar më parë në uzinë. Ajo i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama e revoltuar duke thënë se sipas saj uzina nuk është gropë e zezë.

"Jemi për një qëllim se kam punuar në shi dhe në borë. Neve kërkojmë djersën tonë dhe lekun tonë. Ti shikosh ato gratë aty kanë hypur në majë të cisternave, boti i mbushi cisternat iku u pasurua dhe ne kërkojmë lekëun tonë, djersën tonë që na është mbajtur. A e di ti që atyre shoqeve u është hequr dita e punës dhe rroga mujore për një gabim të vogël, që ka ardhur me vonesë 5 minuta. Të gjithëve punonjësve pavarësisht se nuk vijnë dot në grevë se skanë ku të vejnë se ushqejnë familjen.

Një shoqe atje  ska bukë të hajë dhe ka burrin të sëmurë se po më merret goja se jam shumë e revoltuar se shumë gazetare bëjnë pyetje atje nga studioja dhe thonë pse jeni futur në grevë urie. Çështjë kjo pyetje pse  je futur në grevë urie? Pse spyet Edi Ramën që tha se do ja japë lekët kokër më kokërr Beso Sulaj, ku është. Beso Sulaj sot apo ka tajvanin ai atje dhe nu kpërgjigjet. Uzina nuk është gropë e zezë por pasuri kombëtare e gjithë Shqipërisë. Gropa e zezë është qeveria, ka një vit që nuk e dorëzon uzinën.

Asnjë reagim prandaj ne u futëm në grevë urie që të ketë ndërgjegjësim Edi Rama. Edi Rama bën sehir dhe tallet me gazetarët kur një gazetar bën pyetjen në studio ai revoltohet dhe kthehet ndryshe, Pamë emisionin te Fevziu dhe çfarë thoshte vetëm gropë e zezë dhe difiçit, është shumë herë më e mirë", tha ajo tejet e revoltuar.

Gratë e tjera ndonëse më të dobëta në shëndet, shprehen se nuk do të heqin dorë nga greva deri në plotësim të kërkesave.

"Nuk do të tërhiqemi derisa të marrim lekët tona, atë që na takon djersin dhe gjaku tonë që na i mbajtën, nuk kemi ku të shkojmë pa lekë, kemi fëmijët familjarët për të ushqyer. Familjarët solidarizohen me ne sepse për të njëjtin hall jemi", tha një tjetër naftëtare.

Ato shprehen se kërkojnë mundin e tyre që kanë derdhur në uzinë në helm e në acid.

"Shumë shumë shumë keq, kemi 3 ditë sot, dhe unë si person  familja ime nuk di gjë. As telefon skam se ata janë larg. Kërkoj djersën time dhe mundin tim, unë kam mbetur pa buke dhe fëmijët, dhe jemi shumë keq. U lutem atyre që janë larg, se nuk na kanë dhënë asnjë reagim. Deri në vdekje, sa të marrim gjakun tonë. Kërkojmë gjakun tonë dhe mundin tonë që kemi derdhur në uzinë në helm në acid, këto muajt e fundit na kanë hapur vatrat  e acidit që u helmuam", shtoi një tjetër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marie: 17/10/2020 21:16

    Oj gra,po si moj pranoni monika baxhellen qe tju flasi juve,...po ajo ju ka vjedhur gjakun moj,burri i saj me saliun ju kane cuar ne ate derexhe ku jeni,kane zhvatur milionat nga azerbajxhani dhe juve ju lane me gishtin ne goje,....mblidhni mendjen,o beni demostrate jo politike,o dilni qe aty,po beni te njejtin gabim si burrat qe pranuan lul bashen,hajdutin dhe mashtrusin e shqiptareve dhe askush nuk i merr me seriozisht,pika qe sju bie o gra qe nuk e moret me shqelma baxhellen e kombinatit,monika meta

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 17/10/2020 18:33

    Prigrami i ndertimit te kapitalizmit ne shqiperi parashikonte edhe keto probleme ,te grabitjes se proletareve nga pronaret dhe shteti kapitalist.jemi ne 30 vjeteshin e pare.30 vjeteshi i dyte do jete me i mire.keto vite qe kaluan vertetojne derrin dhe dosen ,instalimin e grabirjes,krimit dhe trafiqeve.dhe me rezultative jane sepse vete klasa puntore shkaterron pushtetin e saj ,pronen e saj ,duke ua bere dhurate atyre qe sot quhen oligarke.tani qaheni ne greva.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?