ITALI- Rajoni i Emillia-Romagna në Bolonja ndodhet sot në ditën e gjashtë të emergjencës së motit të keq që deri më tani ka shkaktuar 14 viktima dhe mbi 36 mijë persona të evakuuar nga zonat e përmbytura.
Rreziqet më të mëdha janë ato të rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjet nga lumenjtë që përshkojnë këto zona. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u largua nga takimi i vendeve të G7 -ës në Hiroshima të Italisë për të monitoruar situatën në zonat e përmbytura dhe ka zbarkuar në Rimini.
“Nuk është koha për pasarela, jam prekur”: këto janë fjalët e kryeministres Giorgia Meloni në Ravenna, ku mbërritur pas një inspektimi në disa zona të përmbytura, përfshirë edhe zonën e Forlit.
"Qeveria është atje. Ishte një tragjedi, por mund të jetë një mundësi për t'u rilindur më të fortë, është e vështirë të bësh vlerësime, por do të duhet të mobilizohen shumë burime".
Deri më tani, më shumë se një mijë zjarrfikës janë angazhuar në Emilia-Romagna ku janë kryer 4 mijë ndërhyrje. Sipas monitorimeve, mediat italiane bëjnë me dije se duhen shpëtuar edhe 250 mijë krerë bagëtish që ndodhen në këtë rajon.
Sipas mediave italiane në total janë 24 komuna të përmbytura, duke lënë pas dëme të mëdha ekonomike dhe bujqësorë në disa rajone të Italisë, ku reshjet e shiut vazhduan me intensitet të rrëmbyeshëm brenda 36 orëve.
Ndërkohë ditën e djeshme një helikopter shpëtimi që po u vinte në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura në Itali u rrëzua në zonën e Ravenës. Të plagosur mbetën 4 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se në bazë të monitorimit të mbrojtjes civile rajonale në 24 orët e ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme shiu dhe pritet një përmirësim i situatës.
Kryeministrja Giorgia Meloni mbërriti në ‘Piazza del Popolo’ të Ravenës, e shoqëruar nga Presidenti i Rajonit Stefano Bonaccini. Në pritje të prefektit të qytetit Castrese De Rosa.
Ajo nuk dha asnjë deklaratë për mediat, por më herët falënderoi një prej vulnetareve që kishte sjellë gjëra për të ngrënë për personat të cilët ishin izoluar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit.