Dita e 7 e grevës/ Naftëtarët: Lodhja e madhe, por s'dorëzohemi! I lutemi Ramës të japë një zgjidhje sa më parë (VIDEO)

21 Tetor 2020, 10:28| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 15:41

  • Share

FIER- Në ditën e shtatë të grevës, gratë janë më të vendosura se kurrë për të mos u dorëhequr nga dy kërkesat e tyre, pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

Kjo edhe për faktin sepse nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve për t'i ofruar një zgjidhje. Ata kërkojnë që kryeministri të shkojë te ata për një zgjidhje.

"Sot jemi më të rënduar, me siklet, e kam thënë dhe do e them që nuk do të tërhiqemi deri sa të plotësohen kërkesat tona, rrogat dhe rifillimi i punës. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani nuk ka asnjë reagim, i lutem kryeministrit t'i japë një zgjidhje sa më parë".

"Asnjëherë, do vazhdojmë deri në fund. Lodhja është e madhe, por ne nuk dorëzohemi, asnjë reagim asgjë, jemi shumë të lodhur, dhimbje trupi. kemi kërkuar ndihmën e mjekut. Do vij tani".

"kërkojmë një zgjidhje, presim një reagim, presim një përgjigje, është dita e shtatë, jetë të sëmura. Ne nuk tërhiqemi se i kemi konsumuar të gjitha, arritëm deri këtu, morëm këtë vendim, s'kishim rrugëzgjidhje tjetër. Gjendja po rëndohet, s'kemi zgjidhje tjetër", shprehen naftëtarët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?