Kronikë

Në ditën e 8-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e banorëve të Lumasit në Berat! Një grevist dërgohet me urgjencë në spital

10 Gusht 2021, 15:36| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 16:10

  • Share

BERAT- Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të tetë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore. 

Njëri prej grevistëve, Dashnor Subashi, është dërguar me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ai ka shfaqur këputje trupi, tensioni si dhe rrahje të shpejta zemre. Ndërsa një tjetër grevist po merr serum brenda dhomës që kanë hyrë nën kujdesin e infermieres së zonës. Grevistët në ditën e tetë po shfaqrin probleme të mëdha shëndetësore dhe sipas tyre asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve nuk ka shkuar që t’i shohë.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit si një artist që është që mos të lejojë që të preket ujvara e Sinecit, e cila është edhe zonë e mbrojtur.

Sakaq banorët e Lumasit kanë vijuar për çdo ditë protestat e tyre në kanionin e Sinecit. Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. Paralelisht me protestat në Sinec, prej 8 ditësh janë futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?