Ashtu si çdo vit, festa Abaz Aliut ka mbledhur këtë të premte mijëra pelegrinë në Teqenë e Kulmakut që ndodhet në Malin e Tomorit, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit.
Bektashnjtë iu drejtuan vendit që e cilësojnë të shenjte ashtu siç është bërë tashmë traditë, ndonëse këtë vit jo shumë të favorizuar për shkak të stuhive dhe kushteve atmosferike.
Pelegrinët e parë fillojnë të ngjisin Malin e Tomorrit në datën 20 gusht, ndrsa festa vijon deri në datë 25. Dita kulmore është 22 gushti, kur besimtarët ndezin qirinj dhe luten dhe pranë varrit të Abaz Aliut e në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten e familjen.
Malin e Tomorit e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe mijëra besimtarë të tjerë nga gjithë Shqipëria. Mali i Tomorit, për bektashnjtë konsiderohet i shenjtë, pasi prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed.
Peligrinazhi në malin e shenjtë është një ritual i përvitshëmiI cili menaxhohet nga këshilli teqes me në krye Baba Mondin, ndërsa e gjithë infrastruktura është në gadishmëri për besimtarët.
Komente
