‘Dita e Ashures’ Meta: Nderuam sakrificat më sublime të 72 heronjve të betejës së Qerbelasë

17 Korrik, 13:59| Përditesimi: 17 Korrik, 14:05

  • Share

Sot në Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është festuar 'Dita e Ashures'. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

"Ishte kënaqësi të vizitonim sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Edhe, të nderonim sakrificat më sublime të 72 heronjve të betejës së Qerbelasë, që dhanë jetën për liri, për drejtësi, për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Dhe njëkohësisht, në këtë ditë të sakrificave sublime, është njëkohësisht dhe momenti për të çuar mesazhin, se betejat për liri, betejat për të vërtetën, betejat për dinjitetin njerëzor.

U bëjnë nder të gjithë atyre, të cilët kanë kurajon, kanë vendosmërinë, dhe kanë besimi, se vetëm përmes betejave për këto çështje të mëdhaja, ja vlen të jetohet.

 Edhe, njëherë gjej rastin meqenëse jemi këtu në këtë institucion kaq të rëndësishëm.

Theksoj angazhimin e Partisë së Lirisë, për kthimin e menjëhershëm, dhe kompensimin e të gjithë pronave të komuniteteve fetare.

Një proçes që po zvarritet prej gati 30 e ca vitesh, dhe po kështu dua të shpreh dhe njëherë tjetër vendosmërinë për të mbështetur me 10-fishin e sotëm, nga buxheti I shtetit aktivitetin e të gjithë komuniteteve fetare, në vend.

Sepse, kanë nevojë për një mbështetje më të madhe, në mënyrë që të kryejnë me më shumë mundësi, atë aktivitet të tyre, që I shërben mesazheve educative për të rinjtë, për fëmijët, për të gjitha shtresat shoqërore, që kanë nevojë për të dëgjuar këto mesazhe bashkëpunimi, uniteti që vijnë gjithmonë nga udhëheqësit tonë fetarë.

E sidomos, asaj që ka të bëjë me mbajtjen e të rinjve këtu në vendin tonë, që është dhe mesazhi më kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve", tha Ilir Meta.


Lajmi kryesor:

Sot festohet dita e Ashures, Kryegjyshi: Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?