Në kuadër të 29 Nëntorit, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka uruar ditën e çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një postimi homazheve që u mbajtën Durrës, Sako u shpreh se “Durrësi dhe e gjithë Shqipëria kujton dhe nderon sot heronjtë dhe dëshmorët që e deshën aq shumë këtë vend sa dhanë jetën e tyre për të”.
Gjithashtu Kryebashkiakja thotë se kemi obligim trashëgiminë e vlerave patriotike, shoqërore, historike të asaj epoke të lavdishme dhe të përmbushim ëndrrën e dëshmorëve për një Shqipëri evropiane.
Sakaq pjesëmarrës ishte dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Ardian Gurra i cili ftoi qytetarët prezent të vendosnin kurorat me lule të përgatitura nga Bashkia Durrës, në ambientet e caktuara sipas protokollit të përgatitur prej tyre.
Kujtojmë se Durrësi është në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, sepse ishte pikërisht qyteti ku filloi historia e luftës nacionalçlirimtare në 7 prill 1939 dhe ku u dëgjuan krismat e para antifashiste në Evropë.
Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit. Pikërisht në 7 prill në Durrës ranë dëshmorët e parë siç ishte heroi i popullit Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarë të tij të flijuar në mbrojtje të trojeve tona.
Lajmi kryesor:
Sot 79-vjetori i Çlirimit, bashkitë e majta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Nuk mungojnë ithtarët e Enver Hoxhës
M.Q./ReportTv.al