79 vjetori i Çlirimit i gjeti të ndarë faktorët politik në qarkun e Korçës. Në qytetin e Pogradecit homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, zhvilluan vetëm autoritetet lokale, ku u vu re mungesa e partive opozitare, të cilat ju bashkuan homazheve një ditë më parë, pra ditën e 28 nëntorit në varrezat e martirëve të këtij qyteti. Ndërsa në qytetin e Korçës, homazhe përveç personaliteteve lokale zhvilluan dhe disa anëtarë të këshillit bashkiak të PL të këtij qyteti.
Familjarët e dëshmorëve në Pogradec për Report TV thanë se nuk janë të vlerësuar sa duhet dhe se prej më shumë se 15 vitesh nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, për të afërmit e tyre që dhanë jetën për vendin. Ata shprehen se shpresat i kanë vetëm në qeverisjen e të majtëve.
Qyteti i Pogradecit ka numrin më të lartë në qarkun e Korçë të dëshmorëve, ku numërohen 240 dëshmorë të cilët kanë rënë në përpjekjet me fuqitë e huaja.
Lajmi kryesor:
Sot 79-vjetori i Çlirimit, bashkitë e majta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Nuk mungojnë ithtarët e Enver Hoxhës
SI.E./ReportTv.al