Prezantimi i Ronaldos te Juventusi

Sport

‘Dita e CR7’, Ronaldo flet si bardhezi: Dua të fitoj Champions League me Juventusin

16 Korrik 2018, 19:24| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 21:08

  • Share

Ronaldo është prezantuar pasditen e sotme si futbollit i Juventusit. Sulmuesi portugez pas arritjes së marrëveshjes me dy klubeve për transferimin që kapi shifrën e 100 milionë eurove zbarkoi në Torino për vizitat mjekësore dhe prezantimin. Pas 9 viteve me fanellën e bardhë, në fjalën e tij të parë si bardhezi, Ronaldo u shpreh ndër të tjera se vendimi ka qenë i lehtë për të ndërruar ambient, ndërsa në Itali ka ardhur për një sfidë të re.

Historia në Real Madrid ka qenë shumë e shkëlqyer, falënderoj gjithë tifozët. Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur për këtë klub të madh, më bën shumë të lumtur. Unë jam shumë i motivuar. Jam shumë i lumtur dua të lë gjurmë te Juventusi. Kampionati italian është shumë i vështirë, por më pëlqejnë sfidat. Shpresoj që të fitojmë Champions League.

Ronaldo

Portugezi do të përfitojë 30 milionë euro në vit për katër edicione me fanellën e Juventusit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?