Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte për homazhe në Gosë të Rrogozhinës për Ditën e Dëshmorëve. Meta shkruan se nderojnë heronjtë e popullit duke shtuar se ekzekutimi mizor nga pushtuesi ishte përpjekje për të trembur rininë. Po ashtu, u shpreh se s'do harrohet kurrë porosia e Margaritës për të jetuar të lirë.
“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t'ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.
Ne do t'i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, shkroi Meta.
Lajmi kryesor:
Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama, homazhe te memoriali "Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm dhe Nikolla e Veliaj (VIDEO)
//ReportTv.al