Dita e dhurimit të gjakut/ Spanjolli: Jap prej 12 vitesh, në Shqipëri hera e parë! Transfuziologia: Në verë ka mungesa! Nismës i bashkohet dhe Report TV

14 Qershor 2022, 16:18| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 16:26

  • Share

TIRANË- Luis Javier është nga Spanja dhe prej disa kohësh punon dhe jeton në Shqipëri. Traditën e dhurimit të gjakut të nisur vite më parë, e vijon edhe në vendin tonë.

 “U bashkova për solidaritet dhe për të shpëtuar jetë. Kam dhuruar që kur isha i vogël dhe më shumë se 12 herë. Kjo është hera e parë që dhuroj në Shqipëri. Kam mësuar për eventin nga puna. Dhuroj gjak sepse shpëton jetën e atyre personave që kanë nevojë dhe aksidentohen”, tha spanjolli.

Nismës për të dhuruar gjak nga Kryqi i Kuq, i është bashkuar edhe Elvin Jarezi. Prej 15 vitesh, 49-vjeçari është dhurues i rregullt.

“Jap 1 herë ose 2 herë në vit. Është mirë si për veten time, si për personat e tjerë që ju dhuron jetën dhe shumë më shumë se jetën. Kam të paktën mbi 15 vjet që jam dhurues i rregullt i gjakut. Një e dhënë gjaku është përtej humanizmit”, tha dhuruesi i gjakut Elvin Jareci.

Për transfuziologen, Dorina Xhafa nevoja për gjak është e përditshme. Mbi 600 talasemikë, personat me sëmundje kronike dhe ata që përfshihen në aksidente, presin nga humanizmi i qytetarëve.

“14 qeshori është dita ndërkombëtare, por është një ditë që duhet të ju themi dhuruesve faleminderit. Çdo 3 muaj është koha minimale për të dhuruar gjak. Nuk dëmtohet shëndeti i qytetarëve. Nevojat për gjak nuk mbarojnë asnjëherë. Kemi të sëmurët kronikë, kemi aksidente, kemi fëmijët talasemikë. Dhurimi i gjakut duhet të dhurohet në mënyrë periodike. Në Shqipëri të sëmurët talasemik numërohen 600. Ndërsa të sëmurët kronik i kemi çdo ditë. Stoku i bankës duhet të jetë plot çdo herë. Të sëmurët talasemik duhet të marrin gjak çdo 1 javë ose 10 ditë. Nëse plotësohen nevojat e tyre, jeta e tyre do jetë e shëndetshme. Kemi para verën që kemi mungesa gjaku dhe nevojë”, tha ajo.

Problematikat më të mëdha me mungesën e gjakut, thotë Xhafa hasen në verë.

"Në verë kemi problematika sepse shumë instuticione janë të mbyllura, studentët kanë ikur, ndërkohë që talasemikët janë aty dhe kanë nevojë për gjak”, tha Dorina Xhafa, transfusiologe.

Pjesë e kësaj nisme u bashkua edhe Report Tv.

“Sot është14 qershori, dita e dhuruesve të gjakut dhe sapo unë i informova për këtë nismë, u bashkova dhe dhurova gjak për të gjithë ata persona që kanë nevojë për të”, tha gazetarja. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?