Rifillon shembja e bizneseve nga IKMT në Velipojë/ Përplasje me gurë e lopata mes banorëve! Policia hedh gazlotsjellës, i bie të fikët një vajze (VIDEO)

11 Qershor 2020, 11:51| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 23:36

  • Share

Ditën e sotme në  Velipojë janë shembur 12 biznese pa leje nga 27 që ishin planifikuar. Pavarësisht pengimit nga ana e kryebashkiakes së Shkodrës, Vlotana Ademi për të mos i prishur bizneset e ndërtuara pa leje në Veliopojë, gjatë orëve të pasdites IKMT është rikthyer përsëri për të çuar deri në fund operacionin e shembjes. Rikthimi i IKMT-së  ka sjellë edhe përplasje mes banorëve. Ata vazhdojnë të kundërshtojnë shembjen e ndërtesave me gurë e lopata kundrejt policisë. Njërës nga banoret i ra të fikët gjatë shembjes për shkak të situatës.

"Të paktën të prisni deri më 1 shtator që të prishet, merrni Lleshajn e hajdeni prisheni. Më nxirr automatikun dhe më vrit!", është shprehur pronari i biznesit që do të prishet.

Pavarësisht debatit që një ditë më parë dy kyebashkiakë, Voltana Ademi e Shkodrës dhe Pjerin Ndreu i Lezhës bënë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për të mos prishur ndërtimet në bregdet në kohën e sezonit veror, në Velipojë ishin prezent inspektorët e IKMT. Aty janë planifikuar për tu shembur 27 objekte dhe deri tani është prishur vetëm një dhe një tjetër është çmontuar nga vetë pronarët. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila pengoi vazhdimin e aksionit, pasi kërkon nga IKMT vendimin e prishjes. Për sot aksioni u pezullua. 

Nga ky aksion është përjashtuar IMT e Bashkisë Shkodër, e cila nuk është njoftuar për ndërhyrjen. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një prononcim për gazetarët dhe se do të qëndrojë atyre derisa të sjellin shkresën me shkrim  për shembjen e këtyre bizneseve.

Momente përplasje

 

Sipas Ademit edhe nëse ka një vendim të tillë, ajo propozon që ato të mos prishen tani, por në një fazë të dytë pas sezonit veror.

"Unë pardje kam marrë një telefonatë nga ministria e Mjedisit dhe dje kemi qenë në takim. ndërkohë që unë po hyja në takim jam njoftuar që kishin filluar të rrethonin objektin. Po përdorin edhe emrin e bashkisë Shkodër. Bashkai bën fjalë për procedura të ndjekura para disa vitesh, që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore. ja kemi vënë në dispozicion. Kur ishte ministri këtu kemi diskutuar që mbase ishte rasti që të vlerësoheshin të gjithë ndërtimet në bregdet, që ishin stacione plazhi dhe shërbime. Duhet të keni në konsideratë që policia e shtetit në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për ti dalë përballë njerëzve, Unë kam kërkuar zbatimin rigoroz jo selektiv të ligjit. Nëse bëhet fjalë për ndërtime pa leje kam kërkuar që në fillim të sezonit të mos prishen, por të shihej mundësia e verifikimit dhe vënies në shfrytëzim. Nëse do kishte një vendim për prishje të bëhej në shtator. Unë do përballem me ministrin, me IKMT, do të bëj ankesën time pranë autoriteteve ndërkombëtare. Të gjithë që paraqiten për të prishur duhet të shpjegoj edhe ligjin.  Kur ka një vendim të IMT është bashkia Shkodër që jep urdhrin. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër. E bën urdhrin vetë për procesverbalet e veta. Mungesa e transparenca, përdorimi politik, keqmenaxhimi në dëm të biznesit, dëmi që po shkaktohet . Duhet të merret në konsideratë mirëmbajtja. Nuk rregullohet vendi duke shkatërruar. ne ishim në mbledhje dje për këtë qëllim dhe këtu filluan prishjet. Unë do rri gjithë ditën këtu dhe nëse ka një vendim për prishje unë kam nevojë ta shoh vendimin dhe t'ja tregoj gjithë medias. nëse ka vendim për prishje do të duhet ta shohim me të gjitha klauzolat. nuk mund të kemi për njërin ndryshe dhe për tjetrin ndryshe. Ajo që unë pretendoj është që për të gjithë ndërtimet mos bëhen në muajin qershor. Nëse  ka një vendim të mos bëhen tani, të shtyhen. Në momentin që po flasim shumë biznese kanë aplikuar për stacione plazhi.  Ndërhyrja është e paligjshme dhe unë po pres që të kemi urdhrin me shkrim. Ne do të kërkojmë zhdëmtimin që i kanë shkaktuar të gjithë bizneseve", tha kryebashkiakja Ademi.

Deklarata e Voltana Ademit

Një ditë më parë, aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit në këtë zonë u shoqërua me tensione mes policisë dhe pronarëve të 'beach bareve', të cilët kanë kundërshtuar prishjen e objekteve.

Ora 19:51
Shembet një tjetër biznes në Velipojë, banorët vijojnë të qëndrojnë aty

Shembet një tjetër biznes i ndërtuar pa leje në plazhin e Velipojës. Banorët  vijojnë të qëndrojnë aty, por situata është qetësuar dhe nuk ka më përplasje mes tyre e policisë. Disa prej banorëve dëgjohen në video duke qarë për djersën që kanë derdhur gjatë këtyre viteve.

Ora 19:08
Velipojë/ I ra të fikët kur biznesi po shembej, vajza ngrihet dhe hidhet në krahët e babait për ta përqafuar! Momenti prekës nga protesta

Nuk mundi dot që ta mbronte biznesin e ngritur me shumë mund. Ajo ishte aq e pafuqishme, sa në momentin e që ndërtesa po shembej, humbi ndjenjat!

Pas ndihmës së dhënë, edhe nga një polic, vajza u ngrit, biznesi nuk ishte më aty, por gjeti strehim në krahët e babait të saj, në përqafimin e ngrohtë të tij, moment prekës i filmuar nga kamerat e Report Tv, teksa në sfond dëgjihen të qarat e gruas. 

Ora 18:52
Tension mes policisë dhe banorëve, hidhet gaz lotsjellës për t'i larguar, një vajze i bie të fikët

Për të bërë të mundur largimin e banorëve policia është detyruar të hedhë gaz lotsjellës. Një vajze i ka rënë të fikët nga përplasja fizike dhe tensioni i krijuar mes policisë dhe banorëve. Pronarët e bizneseve janë shfaqur duke qarë gjatë përplasjes.

 

Ora 18:31
Rifillon prishja e banesave nga IKMT në Velipojë, përplasje me gurë e lopata nga banorët

Ka rifilluar prishja e 27 objekteve në Velipojë nga IKMT, pas pezullimit nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Rikthimi i IKMT-së për të çuar deri në fund operacionin ka sjellë edhe përplasje mes banorëve. Ata vazhdojnë të kundërshtojnë shembjen e bizneseve, por kësaj rradhe duke përdorur kundër policisë lopata e gurë. 

"Të paktën të prisni deri më 1 shtator që të prishet, merrni Lleshajn e hajdeni prisheni. Më nxirr automatikun dhe më vrit!", është shprehur pronari i biznesit që do të prishet.

 

 

 
 
Ora 12:38
Voltana Ademi: Nuk mund të përfundoj në burg për shkak se policia e shtetit është e inkriminuar (VIDEO)

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi nga Velipoja ka bërë një tjetër deklaratë. Ajo akuzon policinë e shtetit se në kohën e pandemisë kur të gjithë nuk i lejonte të dilnin, në plazh kundër rregullave ka lejuar lëvizjen.

"Ajo që unë i kam thënë ministrit është që policia duhet të veprojë dhe nëse në pandemi nuk na lejoji të lëviznin, policia e shtetit ka lejuar të lëvizin njerëz në plazh dhe këtë nuk mund tja hedhin bashkisë Shkodër , sepse kryetarja e bashkisë nuk mund të përfundojë në burg, sepse policia është e inkriminuar. Ky është diskutimi që kam bërë me Sandër Lleshajn në Velipojë", tha Ademi.

Ora 12:11
Pronarët e bizneseve në Velipojë: Po na shkatërrojnë pronën, jemi në proces gjyqësor (VIDEO)

Pronarë të disa bizneseve në zonën e plazhit në Velipojë kanë debatuar me punonjësit e IKMT, të cilët janë në pritje për të vazhduar aksionin për të shembur objektet.

"Po na shkatërroni pronën, si nuk ju vjen trup. A je shtet ti apo jo, hajde këtu, mos ik ashtu. Hajde jepni shpjegim", thanë pronarët e objekteve gjatë debatit. 

Ndërsa një tjetër pronar tha për mediat: "Nuk është mirë që të diskriminohemi dhe të selektohemi. Çështja për të cilën këto po veprojnë është në proces gjyqësor. Kjo nuk është e drejtë."

Ora 12:10
Aksioni në Velipojë, Ademi mesazh Dallëndyshe Bicit: Më dërgo urdhrin e ekzekutimit (VIDEO)

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një mesazh kreut të IKMT, Dallëndryshe Bici, ku i kërkon urdhrin e ekzekutimit për prishjen e objekteve në zonën e Velipojës.

"IKMT kam nevojë të kem urdhërin e ekzekutimit të IKMT. Ju faleminderit, Voltana Ademi", i shkruan kryebashkiakja e Shkodrës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • geni: 12/06/2020 12:48

    Voltana e sfidon hapur Ramen me fort se vet Luli.Nuk e rru fare per Ramen,bravo i qofte.Perball saj Rama nuk ka asnje fuqi

    Përgjigju
  • patrru: 12/06/2020 11:00

    po pse mi prish kur jan dertu prej drrurit... pse si gjithkun bot mi vu taksa si derzohen vet prej ksaj pun..mal zi isiht taksa 100 metra plazh 20.000 euro

    Përgjigju
  • Leda: 12/06/2020 09:53

    Gjith kto nuk jan as Shkodran e as velipojak....jan te ren nga malet dhe kan zaptu Shkodren,Velipojen dhe gjith Shqiperine.Kto jan fatkeqsia e ktij vendi.Pastaj nuk kuptoj pse shteti lejon Voltanen akoma ti hedhi benzin zjarrit dhe nuk e largon nga zyra qe nuk i takon me.

    Përgjigju
  • Bujari.: 12/06/2020 02:05

    Ju rente DAMLLAJA,,JO TE FIKET ISHALLAH...

    Përgjigju
  • Maloku i kukesit: 12/06/2020 01:36

    Lokalet dhe hotelet ndertohen larg brezit te reres,,,asnje objekt nuk mund te ndertohet mbi rere,,asnje cm rere nuk mund te zihet,,,a keni qene o njerez ne greqi-itali-spanje,,,asnje cm rere nuk preket atje,,, Ku mbaron rera 20 me tej mund te ndertohen por me leje te bashkise dhe zyres urbanistike ne baze te projektit qe duhet te paraqisni ne zyren urbanistike..dhe te prisni miratimin e kesaj zyre...jo ngjit e ngjit me distance nga njeri tjetri ne varesi te kateve me pishina perpara dhe parking prapa...edhe UNE MALOK JAM POR JAM TOTALISHT KUNDER NDERTIMIT PA LEJE DHE KJO MBI RERE,,KJO ESHTE NJE TURP PER PLAZHIN E VELIPOJES DHE POSHTERIM PER KOMUNITETIN DHE PER TURISTET,,,TURP.TURP.TURP...DUHET TE JENI NJEREZ PA SHKOLLE DHE TE PADALE QE SILLENI ME POLICINE SI KAFSHE....///

    Përgjigju
  • ylli: 12/06/2020 00:37

    NUK e besoj se jane nga shkodra keta qe zene reren,,,duhet te jene maloke,,,shkodranet nuk jane zaptues ,,,jane te qyteteruar...

    Përgjigju
  • Shkodran: 11/06/2020 22:16

    Voltana duhet arrestuar per nxitje dhune.Duhet zevendesuar menjeher sepse nuk esht me kryetare.Kto plera mendojn se duke thirr liri demokraci mund te ndalin shtetin.Ka ik koha e plakut Mere o idiot.Nuk ju ka then kush te zini tokat e shtetit per tu pasuru ju.Me sharje e dhun nuk e trembni dot shtetin.Me lekt e ktyre bixneseve Voltana organizon njerzit kur behen protesta ne Tirane.SHKARKONI MENJEHER VOLTANEN.BOLL E MBAJT SHKODREN PENG,BOLL E BET SHKODREN KURBAN.

    Përgjigju
  • Soni: 11/06/2020 21:58

    Ore lerini kto filma sikur ju bie te fiket.Kyi jan aktore plera qe e bejn perball mediave.Shteti asnje terheqje as para Voktana pleres qe nuk esht askushi e ad para ktyre qe kan zen tokat e shtetit.Madje kto duhen arrestuar bashk me Voltanen qe shkon per ti ngrit ne revolta,ai do dhun e flak kudo si i jati Berish.

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/06/2020 20:50

    PASTRONI REPUBLIKEN NGA BAJGERIA FSHATARE E 30 VJETEVE!

    Përgjigju
  • Vlora: 11/06/2020 20:31

    A popull bastard qe jemi po leri mor gjer ne fund te sezonit te oakten psatj prishi a nderwi bej cte duash pe te duket normale mez qershori me skrepa aty leri mor te han buk se ka vajt ku sban me ska lek

    Përgjigju
    • Kuç: 11/06/2020 21:04

      Vlonjat injorant se ju na Vlora keni bere namin

  • nik: 11/06/2020 20:15

    Koha e sali berishes ka mbaruar. tani duhet te beheni qytetar, te laheni dhe te beni rregull.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 11/06/2020 20:08

    Tani do na Ankohet Greqia se u prishen objektet hahaha. Dulja do thote qe jan minoritar

    Përgjigju
  • Moon: 11/06/2020 19:14

    Keto janë pasojat e sistemit demokratik 30 vjecarë ndertoj ku te dua bej cfare te dua. Ishte mire kur i ndertuat aty apo sju erdhi gjynah. Me SHTETIN dhe me ZJARRIN MOs luaj ka thene populli.

    Përgjigju
  • WTF: 11/06/2020 19:05

    Bjeruni kokes ketyre minjve te arave qe kane rrjepur shtetin per vite me rradhe vetem pse ngrejne dy gishta lart sa here ja kerkon partia.

    Përgjigju
  • Çeti: 11/06/2020 18:48

    Kjo asht katastrof krytarja bashkis me i dal para ikmt kja duhet te shkarkohet direkt dhe djali ali spahis si legen si asht i shkon mrapa turp pershkodren

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/06/2020 18:10

    Shtet kot.IKMT duhet te ket kompetenca mbi bashkit e korruptuara.Voltana jo vetem qe nuk esht me kryetare por sfidon dhe shtetin.Futi fadromen dhe pastroni jo vetem Velipojen por dhe qytetin e Shkodres e miqt e Voltans qe kan zaptu pronat publike.Kur pezullohen nderhyrjet do thot qe shteti esht kot dhe dorzohet para nje ithtare te Berishes

    Përgjigju
  • vjosa: 11/06/2020 17:40

    MALOKE te poshter ju duheni djegur me napalm,,,,rrace e poshter ,,,antishtet,,,shpellare,,kokedrunj…..edi rama mbyti ne dru keta palaco…....

    Përgjigju
  • Sonila: 11/06/2020 15:34

    ARRESTOJE O EDI RAMA VOLTANEN KETE PLEHREN E SHKODRES,,,SE SHUME PO I DEL KUNDER SHTETIT KJO KRYETARE BASHKIE ILEGALE......///

    Përgjigju
  • hmmm: 11/06/2020 14:52

    kja normal qe si intereson me i prish se dan me marr % e fitimit,ca i duhet asaj si duket plazhi..femen kot ,ma mire ta fitonte aja tjetra, noshta kishte vjedh me lezet,kja sdin i ban tana ashiqare

    Përgjigju
  • Oku: 11/06/2020 14:43

    Po le ti prishin ne stator, ceshte ky zell me prish perhere ne vere. Leri te punojmlne kete vere dhe te pergstiten per ta cmontuar vete ne shtator. Pffff shtet me luhatje ditore humori

    Përgjigju
    • bebe: 11/06/2020 20:11

      Mjaft tani leri sot leri neser po ata qe punojne drejt,lajne kredite, oaguajne taksa prone? Mjaft paguan njerezit e drejte per paligjshmerine mjaft. Asnje sekonde me se plasem. Ne shtator do filloni leri se eshte dimer kemi 30 vjet qe degjojme justifikime te zaptuesve me debila ne krye si voltana

    • Tutbo: 11/06/2020 15:38

      Keta zaptues kane me dhjetevjecare qe punojne keshtu. Jemi 3 milione, por demin qe i kemi shkaktuar mjedisit eshte sikur ta kene bere 30 milion njerez. Mjaft me. Koha eshte per veprim. Te tjerat jane justifikime boshe.

  • Lauren: 11/06/2020 14:25

    Po keta jan milionera , a shifni kush jane familjaret e ish kryetarit te komune velipoje ka zaptu tan plazhin e tesh bajn si gjynah

    Përgjigju
  • hako: 11/06/2020 14:03

    Voltane,po te kishe qene kaq e zellshme sa je tani qe te mos prishen, dhe te mos kishe lene qe te behen ato ndertime do te kishim besuar qe vertete mendon per qytetaret e Tuaj.Mjaft shperdorove ate polici bashkiake,sepse mos harr qe paguhen me taksat e qytetareve te bashkise.

    Përgjigju
  • Velipojaku: 11/06/2020 13:54

    Kjo eshte policia e shtetit qe bon punen e saj jo policia e kriminelit Berisha qe te vriste

    Përgjigju
  • Cubi: 11/06/2020 13:37

    Nuk ka faj.kesaj dhe atyre qe kan nderuar pa leje ne token e xanun jua ka len baba. Une nuk e di si ka mundesi te haj buken e shtetit nga nje vit duke mos i takuar. Duhet te ishte ne burg me koh.

    Përgjigju
  • Mark mollatarta: 11/06/2020 13:04

    Aty rri debile ishalla te fusin fadromen edhe ty dhe shkon te vendi Muhamet sytarit.

    Përgjigju
  • anna: 11/06/2020 13:01

    Ju lumshin duart asnje shkaterrine ne rane .lokalet vendoseni tjeter vend rana te rrije per pushuesit

    Përgjigju
  • Bujar: 11/06/2020 12:53

    IKMT eshte nje cete mafioze, bande hajdutesh qe duhet shkrire sa me pare

    Përgjigju
  • Luli: 11/06/2020 12:26

    Po te ishte per ty nuk do prisheshin se ju (PDja) jeni me popullin per popullin.

    Përgjigju
  • Korca: 11/06/2020 12:16

    Po kta sillen me keq se cdo pushtus i huaj ne te gjitha kohrat. Po pse kam shum urrejtje per kte vend, gjithmon para sezonit turistik mundohen ta bejn germadh vendin. Te poshter

    Përgjigju
    • Loku: 11/06/2020 14:13

      Kriminelet dhe hajdutet e territorit duhet preken aty dhe atehere ku i dhemb me shume. Nuk ka kompromis me kete para-politike qe ka shkaterruar vendin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?