Dita e dytë e protestës së punonjëseve të fasonerisë në Devoll, kërkohet kthimi në punë i kryetares së sindikatës! Inspektoriati i Punës pezullon aktivitetin e subjektit

5 Janar 2023, 09:43| Përditesimi: 5 Janar 2023, 10:06

  • Share

Protesta e punonjëseve të fasonerisë në Devoll ka hyrë në ditën e dytë. Pas takimit me inspektoriatin e punës në ditën e parë të protestës u arrit një marrveshje për të marrë edhe pjesën e mbetur nga rroga që iu ishte shkurtuar.

Por gratë kanë vendosur të dalin sërish në protestë këtë herë në mbështetje të Mirjeta Mullës e cila është kryetarja e Sindikatës së Fasonerive në Devoll, e cila është pushuar nga puna. 

Përveç kësaj, punonjëset kanë protestuar edhe për kushtet e punës. Ndërkohë inspektoriati i punës ka marrë vendimin për pezullimin e subjektit deri në njoftim të dytë. 

Në prononcimin për mediat, përfaqësuesi i Inspektoriatit të Punës, Eglivel Laloshi tha se pezullimi i aktivitetit të subjektit ishte bërë për arsye se punëdhënesit nuk kishin respektuar të drejtën e punonjësve për t’u organizuar në mënyrë të lirë.

“Sot po ju them se ndaj subjektit është marrë një masë urgjente me pezullim të aktivitetit sepse subjekti ka penguar organizimin e sindikatës së punëmarrësve. Është e drejta e tyre. Sipas ligjit punëdhëniesi në mënyrë absolute nuk mund të pengojë organizimin e lirë të punëmarrësve. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në momentin që punëmarrësit do jenë të lirë dhe do të kenë një zgjidhje të problemit”- u shpreh Eglivel Laloshi, përfaqësues i Inspektoriatit të Punës.  

Kujtojmë se nuk është hera e parë që kjo fasoneri përballet me protestën e punonjësve. Vitin e kaluar disa gra u ngritën herë pas here në protesë për kushtet e punës dhe pagën minimale që marrin.  

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?