Politikë

Rinumërimi/ Hapen 52% e kutive të Fierit! 'Zbehen' shpresat e Lapajt për t'i marrë mandatin PS! PD 79 vota të pamerituara, socialistëve iu shtohen 13 vota

1 Korrik, 08:35| Përditesimi: 1 Korrik, 13:09

  • Share

TIRANË- Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 307 kuti nga 587 kuti, ose rreth 52% (ora 13:30). Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.

Partisë Demokratike i zbriten 79 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 13 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat  e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 10 vota.

Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 8 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

Tabela me rezultatet e rinumërimit

Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 31 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 16 vota.

Ndërkohë, në kampin socialist, deri tani deputeti i zgjedhur Ceno Klosi rezulton 'kampion' i votave të pamerituara, të cilit i zbriten 381 nga rinumërimi, ose pak më shumë se 8% e votave nga rezultati i 11 majit. Ndërsa kandidatit që i është bërë më shumë ‘padrejtësi’ është Klevis Jahaj, të cilit nga rinumërimi i shtohen 211 vota, ose më shumë se 11% e votave nga rezultati i 11 majit. 

Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur. Por, gjithsesi shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në këtë kamp është Silva Hasaj me 592 vota që i zbriten nga rinumërimi dhe ndiqet nga Gentian Çela të cilit i zbriten 220 vota.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?