Shenjtërimi i Nënë Terezës, çelet ekspozitë në nder të saj! Osmani: Bëri bujë me vepra, ende frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën

5 Shtator 2023, 07:27| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 13:28

  • Share

TIRANË- Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, u përkujtua sot përmes një ekspozite të Arkivit të Shtetit të çelur në presidencë. Për të nderuar shenjtoren, edhe si një figurë përbashkuese të kombit shqiptar, presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti homologen nga Kosova, Vjosa Osmani. Krahas dy krerëve të shteteve shqiptarë, pjesë e vizitës ishin edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, Skënder Asani, si dhe Drejtuesi i Arkivit të Kosovës, Ajet Leci.

“Kjo ekspozitë është një udhëtim në faqet e historisë të jetës së saj personale por edhe njerëzve në përgjithësi, duke e ditur që ajo ishte e të gjithëve edhe për të gjithë, trashëgimia e saj vijon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë globin”, tha Osmani.

“Kjo ekspozitë shërben si një kujtim për ndryshimin e madh që një individ i vetëm mund të bëjë kur udhëhiqet nga dashuria dhe një ndjenjë e thellë mirësie. Veprat e Nënë Terezës mes të varfërve dhe të margjinalizuarve, dashuria e saj për të vuajturit dhe përpjekjet e saj të mëdha për t’ju dhënë shpresë atyre në mjerim vazhdojnë të frymëzojnë brezat” - u shpreh Presidenti Begaj.

Prania e arqipeshkvit të Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodajt dhe e përfaqësuesve të misionit të Nënë Terezës në Shqipëri, rikujtoi sërish misionin e bamirëses së përbotshme, kudo ku pati më shumë nevojë. E rikujtojnë po ashtu edhe dokumentet e Arkivit, humanizmin e saj.

Në dorëshkrimet që ekspozohen , kryesisht janë letra të nisura përgjatë viteve ’80, ku dëshmohet atdhedashuria e saj. Njëherazi pasqyrohet edhe vizita e saj e parë në ’89-ën në vend, e më tej nderimet që i janë bërë prej qeverisë sonë ndër vite.

Pas këtyre aktiviteteve, presidentja e Kosovës do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin ‘Patron i Kalasë’, një titull që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit. Ndalesa tjetër do të jetë në Durrës ku Osmani do të zhvillojë një takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako si dhe do të vizitojë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Axhenda

5 shtator

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit të Gardës se Republikës, z. Gramos Sako

Nisja për në BERAT

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

NISJA PËR NE DURRËS

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit

Ora 09:28
Çelet ekspozitë në nder të Nënë Terezës, Osmani në Tiranë: Figurën e saj do ta vazhdojmë ta ruajmë dhe trajtojmë si vlerë kombëtare

 

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, në ambientet e Presidencës është çelur një ekspozitë, të cilën e vizitoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Tiranë. Osmani mbajti edhe një fjalë në këtë ditë të shënuar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e Nënë Terezës në mbarë botën.

“Jam e nderuar që ndodhem këtu në ditën e Nënë Terezës, ekspozitë që prezantojnë një pjesë të dokumenteve nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës. Puna dhe përkushtimi saj vetëmohues në funksion të së mirës kanë lënë gjumë të pashlyeshme kudo në botë. Kjo ekspozitë është një udhëtim në faqet e historisë të jetës së saj personale por edhe njerëzve në përgjithësi, duke e ditur që ajo ishte e të gjithëve edhe për të gjithë, trashëgimia e saj vijon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë globin. Këto dok dëshmojnë se Nënë Tereza nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë me vepra. Vepra e saj karakterizohet me angazhim të pashoq për të mirën e njerëzimit. Kjo trashëgimi është jo vetëm në funksion të kujdesit ndaj veprimtarisë së saj por edhe një testament për brezat që vijnë. Ajo na mësoi se mirësia dhe veprat e mira kanë fuqi të madhe për ta transformuar jetën e njerëzve. Trashëgimia e saj është një kujtesë e fuqisë së dashurisë dhe shpirtit human, figurën e Nënë Terezës ne do ta vazhdojmë ta ruajmë dhe trajtojmë si vlerë kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Këto dokumente janë një dedikimi vogël për punën e madhe të saj. Siç thoshte Nënë Tereza: “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. E kujtofshim përjetë Nënë Terezën tonë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?