Dita e dytë e vizitës zyrtare në Turqi/ Rama në Muzeun Ataturk dhe në industrinë ushtarake: Të gjitha mjetet janë mbresëlënëse! Pritet me ceremoni

7 Janar 2021, 09:50| Përditesimi: 7 Janar 2021, 14:23

  • Share

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij dy ditore në Turqi me një vizitë në Muzeun Ataturk. Ai është pritur me një ceremoni të posaçme.

Rama pritet që të ketë edhe takime të tjera, teksa nuk ka ende një axhendë të zbardhur. Një ditë më parë, dy qeveritë nënshkruan disa marrëveshje të përbashkëta në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe shëndetësi.

Gjithashtu, Rama bëri me dije se me Turqinë është nënshkruar edhe krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, teksa presidenti Erdogan bëri me dije se Turqia synon rritjen e investimeve në Shqipëri.

Ora 14:17
Dita e dytë në Turqi/ Rama në industrinë ushtarake: Mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara tejet mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën e tij në Turqi në industrinë ushtarake turke

"Ankara - Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse", shkruan Rama.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?