Takimet me Palmer, Basha zbulon çfarë i tha zyrtari amerikan, Kryemadhi: Hallet tona i zgjidhim vetë

9 Prill 2019, 10:16| Përditesimi: 9 Prill 2019, 19:45

  • Share

Zv/ ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, sot pas mesdite u takua me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa në orën 17:30 me Presidentin Ilir Meta. Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në Kryeministri. Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në rrjetet sociale duke e cilësuar të frytshëm si dhe duke zbuluar temat për të cilat u diskutua.

"Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer" shkroi Rama. Mbetet për t’u parë si do të ndryshojë situata politike në vend pas vizitës së zyrtarit të lartë të DASH, i cili pas Shqipërisë do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit.

 

Ora 19:40
Meta: Me zyrtarin e SHBA-së folëm për rrugëdaljet nga kriza politike

Presidenti Ilir Meta thotë se me zyrtarin e lartë të SHBA-së gjatë takimit pasditen e sotme ka diskutuar për rrugëdaljet nga kriza politike për të ecur përpara.  "Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve" tha Meta.

Ora 17:00
Takimi me Palmer, Kryemadhi: Hallet tona do i zgjidhim vetë, jo me të huajt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan është shprehur se Palmer nuk ka ardhur në Shqipëri për të zgjidhur krizën politike. Ajo tha se hallet tona do ti zgjidhin vetë shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

Prononcimi i Monika Kryemadhit
Çfarë u diskutua në takimin me Palmer?
Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.
Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

Ju dha një zgjidhje Palmer?
Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?
Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.

Ora 16:50
Zyrtari amerikan takim kokë më kokë 70 minuta me Kryemadhin (VIDEO)

Përfundon takimi midis Kryetares së LSI-se Monika Kryemadhi dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit Palmer. Takimi Kryemadhi-Palmer në selinë e LSI-së zgjati 70 minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë aktualiteti politik dhe situata në rajon.  

Ora 16:45
Kriza politike/ Basha zbulon cfarë diskutoi me zyrtarin e lartë amerikan

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke zbuluar se cfarë është diskutuar në takimin me zyrtarin e lartë amerikan. Basha thotë se është diskutuar për krizën politike në vend, por edhe mungesën e institucioneve kushtetuese.

Bisedë e hapur dhe konstruktive me Matthew Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pandëshkueshmëria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Përkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen si rruga e vetme për stabilitet dhe Shqipërinë në BE” deklaroi Basha.

 

Ora 15:12
Palmer takon Kryemadhin (VIDEO)

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer takoi kryetaren e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi. Ai mberriti ne seline e LSI-se, pas takimit qe pati ne seline blu perreth nje ore me liderin demokrat Lulzim Basha.

1554815172_palmer.jpg

Ora 14:48
Përfundon takimi i Bashës me Palmer

Ka përfunduar rreth orës 14:45 takimi i zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit, pas takimit me dyer të mbyllura në zyrën e tij në selinë blu, e përcolli Palmer jashtë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.

Ora 13:53
Palmer mbërrin në selinë blu, e pret Bylykbashi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer mbërriti pas mesdite në selinë blu. Atje zyrtari amerikan u prit nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi, për të mbajtur me tej një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha. Takimi është pa praninë e mediave dhe pritet të zbardhet më tej nga zyra e shtypit pranë kësaj force politike.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 09/04/2019 18:04

    Nafija eshte totalisht e coroditur, eshte bere pishman 100 here qe shkoi pas partise se Klevis Kerricit por tani eshte vone,

    Përgjigju
    • Haha: 09/04/2019 18:27

      Nafija baxhell e pa shoq

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?