Dita e ëndrrave për Asllanin, shqiptari i kombëtares në Milano për Interin! Zbarkon edhe Lukaku: Shumë i lumtur për rikthimin (VIDEO)

29 Qershor 2022, 11:40| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 12:21

  • Share

Dita e madhe e jetës për Kristjan Asllanin mbërriti. Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares ishte mëngjesin e së mërkurës për të kryer vizitat mjekësore në qendrën ‘Humanitas’ për llogari të Interit.

Elbasanasi prej ditësh kishte arritur akordin për të kaluar te zikaltërit të cilët paguan 4 milionë euro për huazim, 10 milionë euro të tjera do jepen për blerjen përfundimtare plus 2 milionë që do jenë në formë bonusesh. Operacioni në total për Asllanin kap vlerën e 16 milionë eurove që shkojnë për Empolin plus huazimin e Martin Satrianos.

Sezonin e kaluar Asllani luajti për herë të parë në Seria A, por arriti të impresiononte dhe Empoli e kishte ta pamundur ta mbante.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm në Milano ka zbarkuar edhe goditje e madhe e merkatos për Interin, Romelu Lukaku. Belgu ashtu si shqiptari ka kryer sot vizitat mjekësore dhe quhet zyrtarisht i zikaltërve. Një rikthim pas një viti te Chelsea që e bleu për 113 milionë euro.

‘Jam shumë i lumtur për këtë rikthim’ u shpreh Lukaku për të cilin Interi pagoi 8 milionë euro për huazimin 1-vjeçar dhe 4 milionë të tjera në formë bonusesh.

1656497708_28923923910159089875918865207058102782855181n770x433.jpg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?